Kush e ka parë Kishën e Shën Thanasit në Karavasta të Divjakës dhe nuk ka shtangur nga bukuria biblike e saj, ndërsa banorët vendas e quajnë me të drejtë mrekullinë e fshatit të tyre.
Rikonstruksioni i saj në vitin 2015 i ka nxjerrë në pah gjithë bukurinë shembullore të artit tipik të vëllezërve Çetiri gdhendur në mure, që të “verbonë” me ngjyrat e pakursyera, me figurat ikonografike që mbushin gjithë hapësirat e kishës.
Kisha e Shën Thanasit ndodhet në fshatin Karavasta e Re, në afërsi të luginës së Karavastasë dhe daton në #vitin_1797, ndërsa në vitin 1979 është pikturuar me afreske nga piktorët grabovarë (#Çetirët) Gjergj dhe Joan Katro.
Tavani është i punuar në dru halor, i gruntuar dhe i dekoruar me motive floreale, pjesërisht i gdhendur në dy rozetat kryesore ku janë të pikturuara figura e Krishtit në qendër dhe figura e Shën Athanasit
Kisha e Shën Thanasit është e trashëguar mrekullisht përmes 242 viteve nga vendasit për të na dëshmuar rrënjët tona krishtërore dhe përcjellë krenarinë historike.