Ujku e njeh shumë mirë Çakallin….
Theodhoriu paska mbledhur gjithë stafin e tij dhe i paska orientuar që me çdo mënyrë ose të më fusin miq që unë të tërhiqem ose të më fusin në kurth për korrupsion dhe të më filmonin.
Kjo tregon se i ka hyrë frika në palcë atij, Mirzës, Mirlindës së AKSHI, Olsit, Endrit & CO.
Së pari, e këshilloj që të marë info nga Ben Blushi i inceneratorëve, që 5 vjet te Topi po i inceneratorëve, me gjithë FIX-in me vete dhe Çakallin i shkoi mundimi kot.
Së dyti, unë e kam deklaruar se kam frikë vetëm Zotin dhe se vetëm kam ndihmuar e nuk i kam futur askujt dorën në xhep.
Së treti, jam aq e bindur në pastërtinë e të drejtën time saqë i kam ftuar dhe i ftoj sërish bashkë më të kallëzuarit e mi që të shkojmë vullnetarisht te BKH e të n’a hetojnë pasuritë tona e të familjarëve tanë nga viti 1990 e deri më sot.
Së fundmi, unë nuk jam më e forta por jam e pashantazhueshme se gjithë jetën time kam rrespektuar korrektësisht ligjin dhe nuk kam cënuar askëmd përveç se jam mbrojtur.
Në këtë mënyrë, në rrjetën e këtyre mashtrimeve dhe manipulimeve ka rënë edhe Gent Progni të cilin unë e sfidoj publikisht që ose të bëj publike komunikimin me personin që thotë se e kam konsultuar kundra tij për në SPAK ose të përgënjështrojë një lajm me natyrë shpifëse dhe pasoja ligjore.
Në interes të Gentit është që t’i kërkojë kësaj zonje që dukshëm e ka mashtruar se:
- Kur e ka kërkuar takimin me mua zonja në fjalë?
- Kur jam takuar me zonjën në fjalë dhe çfarë ka kërkuar prej meje?
- Ku jam takuar unë me zonjën në fjalë?
Se unë për pozicionin tim mund të njoh gjysmën e Shqipërisë por kjo nuk do thotë që unë i konsultoj, aq më shumë kundra miqve dhe bashkëpunëtorëve të mi.
Kanë 6 vjet banditët Rama – Veliaj me lloj lloj mënyrash që nuk më zbrapsin dot nga rruga që unë besoj e luftoj fort.
Dhe as nuk do e bëjnë dot.
Unë kam dhënë prova se i shkoj gjërave deri në fund dhe, se kushdo që cënon parimet dhe integriretin tim përballet me ligjin.
Nejse…..
Të kthehemi te Theodhoriu.
Mos të harxhojë kohën të më fusi në kurth mua apo atyre që ai i sheh si bashkëpunëtorët e mi se e ka të gjatë rrugën në SPAK.
T’i thotë dikush se me ndryshimet ligjore në Kodin e Familjes, dënohet tradhëtia bashkëshortore. 😉
Ajo që më ka bërë përshtypje gjthë këto ditë Shoqe Moza është fakti se përveç purove dhe kanatjereve, në treg ka mungesë edhe të brisqeve.
Gjithsesi.
Nesër për Endrin dhe pasnesër për Theodhoriun ora 11.00, shihemi në SPAK për surpriza të bukura. 😉
Me këtë foto nga stërvitja në poligon po ju kujtoj një shprehje të Popullit se:
Po doli plumbi nga gryka nuk kthehet më.
Kaq.