Sa i “pafat” që dole Amarildo Hoxha.
Kush nuk e ka dëgjuar këtë emër ndonjëherë, as në kronikat e zeza të përditshme, ju them se ky është djali i dhunuar barbarisht nga banditët e Policisë së Fierit.
Në fakt, nuk është “faji” i banditëve të policisë por i yti djalë që je i “pafat” pasi:
- Do duhej të transportoje drogë dhe jo zarzavate për të mbajtur familjen;
- Do duhej të ishe kunati i Babales, që të priste Drejtori i Policisë së Fierit tek mbaroje nevojat personale në tualet;
- Do duhej të ishe i kërkuar për trafikim droge, të të bëhej Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, taksixhi.
Mbase po të kishe më shumë “fat”, e të kishe MAMA atë të djalit 15 vjeçar, të cilët 5 banditë e rrahën barbarisht dhe, pasi Drejtori Veliu e lançoi si të përdalë dhe mama të papërgjegjshme, ajo bëri kërkesë të bëhej pjesë e Policisë së Supërpërdalë të Ardi Veliut.
Mbase……
Sepse nëse do të kishe lindur me “fat shumë të madh”, ose më këmishë si i thotë populli: - Do të kishin vrarë te dera e shtëpisë;
- Do të duhej që Policia e Ardi Veliut, të hidhte një pistoletë afër vendit të ngjarjes, dhe të të anatemonte si person me precedent penal;
- Di të duhej që prokuroria mos ta merte si provë armën, megjithëse kishte gjurmë gishtash;
- Do të duhej që Kryeministri Rama të vinte për vizitë 3 apo 4 herë në shtëpinë tënde;
- Do të duhej që Sandër Lleshajt t’i mbetej gazi serb lotsjellës në magazinë nëse nuk do t’i përdorte pa kriter për një javë protesta, ku dhe mori vesh se “ishte dorëhequr”;
- Do të duhej që Kryeministri pas një dhune barbare të Policisë së horrave ndaj protestuesve dhe pas arrestimeve të shumta, të deklaronte se nuk e dorëzonte Drejtorin Veliu, më falni Drejtorin Nano as me 500 mijë protestues;
- Do të duhej që babai yt të priste vrasës gjakftohtë si Kryebashkiaku Veliaj, më falni Subashi;
- Do të duhej që vrasësi i vërtetë të shpërblente familjen tënde;
- Do të duhej që me ditë të tëra, vrasësit tē vizitonin shtëpinë derisa babai yt të falte gjakun;
- Do të duhej që Kryebashkiaku (sepse ai është KryeKryebashkiaku), vrasës t’i vendoste rrugës ku të vranë emrin tënd, mbase dhe publiku do të njihte me këtë rast dhe jo nga kronikat e zeza;
- E për ta mbyllur, si mund të jesh kaq i “pafat” sa të mos t’i japësh Kryebashkiakut Veliaj, shansin të bëjë atë që bën më mirë, përveç vrasjes, të mbjellë një pemë me babain tënd.
Kështu që Policia e barbarëve nuk të ka asnjë faj.
As Kryeministri.
As Kryebashkiaku.
As Drejtori i Përgjithshëm i Policisë.
As Drejtori i Policisë së Fierit.
As Instituti i Mjekësisë Ligjore, Fier.
Fajin e ke ti që je kaq i “pafat”.
Po të ishe me aq “fat” sa të të vrisnin, do t’i kishin bërë gjithë respektet, ty dhe familjes tënde.
Ps Nr.1: Duhet të dilje ti kaq i “pafat”, që dhe Veliajn na e le duke e mbajtur me dorë…..lopatën?
Se për bishtin e dimë që e ka dobësi.
Ps Nr.2: Të kërkoj ndjesë djalë i mbarë se të kam përmendur pa dëshirën tënde, por jam me ty dhe dhe të ofroj ndihmën time ligjore falas që këta bastardë të përgjigjen para ligjit.