Pse nuk fillon procedimi penal nga SPAK për Theo Jacobs?
Këto ditë, në qëndër të denoncimeve nga media të ndryshme ka qënë vëzhguesi i ONM-së Theo Jacobs.
E ndjej detyrë të sqaroj publikun se emri i Jacobs është i lidhur me shumë afera korruptive, jo vetëm pranë Komisionit të Posaçëm të Kualifikimit dhe atij të Apelimit, por edhe gjatë ushtrmit të detyrë në Kosovë.
Madje edhe për skandale sekuale, gjë e cila nuk e lëvzi a spak SPAK. Vazhdojnë gjumin. Si duket i ka infektuar të gjithë Lulzim Basha që “flinte gjumë” me urdhër të Ramës dhe Kimit. Edhe kur në media plasi skandali sekual i mikut të Jacobs, për të cilin atë e larguan nga Shqipëria, SPAK vazhdonte të shihte i qetë shfaqjen e turpshme me aktorë edhe më të turpshëm.
Edhe kur Jacobs sajon anonimin “Rrahman”, i cili sipas investigimit të gazetarit të nderuar dhe shumë kurajoz Artur Çani nuk ekziston.
Sipas letrës anonime të “Rrahmanit” të sajuar nga Jacobs, thuhet se prokurorja Imeraj ka përgjuar mikun e tij i cili ishte aktori kryesor në videon sek*uale.
Nuk mar përsipër të mbroj znj. Imeraj por e para këta vëzhguesit janë gjithë kohës nën vëzhgim dhe e dyta si ka mundësi që një “ndjekje” nga prokurorja Imeraj apo njerëzit e vendosur nga ajo kanë bërë gjithë këtë “vëzhgim” ndaj vëzhguesit Hans dhe nuk kishte asnjë informacion nga orgqnet e specialuzuara për këtë punë.
Dhe çështja që unë ngre nuk ka lidhje me “kush” ishte operatori që e filmoi por, a është e vërtetë ajo që shfaqet në video?
Dhe a u largua vëzhguesi i ONM-së për këtë skandal?
Skandal i bërë nga njerëz që me Kushtetutë duhet të monitorojnë Reformën në Drejtësi, është më shumë se kaq.
Është skandal nga ata njerëz që paguhen 26,000 Euro në muaj dhe duhet të monitorojnë kontrollin që i ushtrohet gjyqtarëve dhe prokurorëve për:
- Aftësinë profesionale.
- Pastërtinë e figurës.
- Pasurinë.
26 mijë Euro në muaj.
Një shifër shumë e konsiderueshme për standartin shqiptar.
Një shifër që i jep përgjigje në fakt se ku shkuan 100 milion Euro të dhënë nga BE dhe SHBA për Reformën në Drejtësi si dhe në propagandën e Kim, Soreca e zyrtarë të tjerë nga BE dhe SHBA se Reforma është një sukses i madh.
Aq i “madh” është suksesi sa kjo lloj reforme nuk propozohet në asnjë vend tjetër.
Edhe atje ku propozohet refuzohet me vendosmëri nga autoritetet shtetërore.
Nuki mjafton superpagesa, por futen edhe te vajzat tona me ndyrësinë e tyre.
Gjithsesi.
Shqipëria vazhdon të jetë kavie laboratori nga njëra anë dhe me një drejtësi në udhëkryq nga ana tjetër.
Në këtë kuptim, si mund të besojë publiku se vëzhguesit e ONM-së po kryejnë detyrën për të cilën bollpaguhen kur:
Njëri (Hans) kapet në skandal sek*ual dhe,
Tjetri (Jacobs) akuzohet se ose zbaton urdhrat politikë ose përfiton shuma marramendëse (u akuzua se mori 100,000 Euro subjektit Donika Prela), në këmbim të kalimit të Vetingut ose të mos ankimimit të vendimit të KPK-së nga Komisioneri.
Nejse.
Vazhdojmë.
Jacobs nuk ndalet.
Me letrën e “Rrahmanit”, jo vetëm kërkon që KPK-ja të shkarkojë znj. Imeraj, por edhe kur ndesh në rezistencën profesionale të tyre, fillon presionin e paprecedentë ndaj tyre.
Më poshtë shikoni një shkresë ku anëtarë të KPK-së, denoncojnë fyerjet, presionin dhe ushtrimin e ndikimit në vendimarrje të KPK-së nga ana e Jacobs.
Duke i përjashtuar të gjitha sa shkrova më sipër, vetëm kjo shkresë do detyronte SPAK fillimin e procedimit penal në ngarkim Theo Jacobs, për konsumimin e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të palugjshëm”.
Sepse kur u mor vesh që “Rrahmani” nuk ekziston, Jacobs i stërvitur për të goditur shënjestrat që nuk e kanë paguar ose nuk i janë bindur urdhëruesve të tij, sajon “ankimin” nga një individ me probleme të theksuara mendore.
Çfarë e pengon SPAK të ushtrojë funksionin për të cilin është ngritur?
Sepse edhe një person jo me arsimimin e duhur juridik e kupton se këto veprime nga ana e Jacobs janë vepra penale dhe për të cilat ai duhet të mbajë përgjegjësi personale.
Nisur nga fakti se në SPAK kemi çuar prokurorët më të aftë dhe të pastër si nga ana i figurës ashtu dhe e pasurisë, kjo çështje jo vetëm duhej gapur me kohë por ky individ sot duhet të ishte duke vuajtur dënimin.
Për atë që nga të shkarkuarit me urdhër pilitik të klanit “Fatmir Xhafaj – Etilda Gjonaj”, 80 % janë me origjinë nga veriu.
Për atë që bë këmbim të interesave personale dhe bazuar mbi korrupsion
a. Për gjyqtarë apo prokurorë që kalojnë shkallën e parë me votë unanme 3 me 0, ushtrohet ankim, kryesisht me rekomandim të këtyre vëzhguesve (rasti i E. Ll., E. I., etj.).
b. Për gjyqtarë dhe prokurorë që kalojnë shkallën e parë me votë pakice 2 me 1, nuk ushtrohet ankim (rasti i bashkëshortes së S. S., etj.).
Për të mos përmëndur deklaratën e turpshme, në shkelje të plotë me Kushtetutën dhe Konventën e Vjenës të Yuri Kim që të ushtrohej ankim kundër vendimit të shkallës së parë për znj. Imeraj, deklaratë e cila u padua me zë të mekur edhe nga Soreca, për shkak jo të zërit por se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ja kishte zënë kokën me derë.
Nuk besoj se publiku nuk e kupton se ajo që po ndodh me Vetingun jo vetëm që nuk ka lidhje me drejtësinë por është qartësisht:
- Luftë klanesh brënda PS për të kapur drejtësinë,
- Luftë që brënda sistemit të mveten ata që nesër do shpëtojnë Ramën nga prangat.
Kaq e thjeshtë është.
Nëse deri para 22 korrikut të 2016 kishim drejtësi me probleme, pas kësaj date nuk kemi drejtësi fare.
Më keq do bëhet.
Më keq do bëhet përsa kohë njerëz të korruptuar dhe pa integritet moral si Jacobs, do vendosin se kush të kalojë Vetingun.
Deri atëhere, nuk do ketë më prokurorë të ndjekë numrin kaq rë madh të paraburgisurve që presin afatet në qelitë e regjmit policor të Ramës.
Shtatori vjen shpejt dhe të gjithë do e ndjejmë këtë që sapo thashë
Ndaj për të mbrojtur sa ka mbetur nga sistemi, i bëj thirrje SPAK të fillojë procedimin penal ndaj Theo Jacobs dhe bashkëpuntorëve të tij.
Se nuk është e rastësishme që ata që propagandojnë Reformën në Drejtësi, sekserët e Ramës Kim & CO, kërkuan nën presion zgjatjen e këtyre zyrtarëve që janë fajtirët kryesorë të rënies së shtetit të së drejtës në vendin tonë.
Se nuk është e rastësishme se edhe Lulzim Basha votoi i marë peng zgjatjen e afateve të organeve të Vetingut me justifikimin idjot se: - Votova zgjatjen e afatit të organeve të Vetingut, se Rama nuk donte ra bënte!!!!!!!!!!!! 🙂
Mjafton të sekuestroni paisjet elektronike në emër të Jacobs, jo vetëm që do zbardhni shumë shpejt çështjen lidhur me të, por edhe mediat do kenë material të bollshëm për publikim që nga: - Skandalet sek*uale.
- Presionet.
- Letrat anonime.
Bëjeni të dashur spakistë, se vetëm kështu do ndjeheni të çliruar me veten dhe do justifikoni mirëpagesën tuaj me taksat tona.
Po nuk e bëtë ju, do e bëjmë ne, se si thotë Nēnë Tereza:
“Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”.
Unë kaq mund të bëj.
Të denoncoj këdo që shkel ligjin.
Të luftoj për vendin tim.
Dhe do ta bëj deri në frymën e fundit.
Surpriza na presin në ditët në vijim……..
Ups se harrova.
Të jetë rastësi vallë që mafiozi dhe i korruptuari Jacobs ka qënë komshi (derisa Basha u transferua te Vilat e dhuruara nga Oligarkët), dhe shumë mik që nga puna në Kosovë me deputetin Lulzim Basha? Thua vallë të ketë lidhje dhe me z. Kunat?