9 September, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Opinion

Nga Adriana Kalaja: I marrë lind, nuk bëhesh!

by News Albania
19/06/2020
in Opinion
0
131
VIEWS
Share on Facebook

I Marrë lind, nuk bëhesh.

I Marri i Surrelit, në (pa) dijeninë e Nexhmijes Nr.2,
Pasi, dështoi në të gjithë fushat e jetës duke mbetur i pashkollë,
Pasi, u bë “artist” vetëm kur u bë kryeministër se për sportist i iku mosha duke mbajtur topat,
Pasi, u mundua për 22 vjet të shëmbte Godinën e Teatrit bashkë me gratë e tij të Institucioneve të Kulturës, dhe dështoi turpshëm,
Pasi, ushqeu epshet boshe duke blerë kë mundi brënda apo jashtë Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit,
Pasi, kriminalisht shëmbi Godinën më 17 Maj por, TEATRIN nuk e shëmbi dot,
Pasi, kërcënoi qytetarë të shumtë anë e mbanë Shqipërisë për të mos firmosur për Rindërtimin e Teatrit KU DHE SI ISHTE por, nuk ja doli,
Pasi, ka muaj e muaj që gjumin nuk e bën dot se dosjet po shtohen në SPAK,
Pasi, po bindet ditë pas dite se protesta jonë e madhe në Tiranë do shënojë fundin e tij,

Sot, mori përsipër të bëhet Laborant.
Të bëhet Laborant për të bërë pis emrat e mëdhenj të vëllezërve Budina.
Një akt i rradhës kriminal për të bërë pis vetë frymën e qëndresës në mbrojtje të Teatrit.
Me të vërtetë mendon se duke manipuluar përgjigjet e tamponit mund të bësh pis të jashtëzakonshmit Budina?
Ndryshe nga ai, vëllezërit Budina çdo gjë në jetë e kanë arritur vetë, duke punuar fort jashtë llumit të intrigave të pushtetit që ai kryeministër promovon.
NDRYSHE nga ai:

  • Budinat janë vlerë e shtuar për artin, kulturën dhe TEATRIN,
  • Budinat janë vlerë e shtuar për demokracinë,
    dhe menyrën e të prorestuarit.
  • Budinat janë vlerë e shtuar për të gjithë ne miqtë e tyre.
    Tek lexoja atë status pervers në lidhje me Budinat si vetë karakteri i tij, nuk e di pse mu kujtua ajo shprehje popullore për njeriun e pabesë se: “Të vret natën dhe të qan ditën”.
    Unë nuk i besoj përgjigjeve të nxjerra nga fisi i isheve tè tij apo gratë aktuale tè shëndëtësisë ashtu si nuk besoj në asnjë institucion që drejton ai apo gratë e tij të listës.
    Ajo që më shqetëson është guximi që kanë ata që janë betuar sipas protokollit për të mos nxjerrë të dhenat indentifikuese të pacientit dhe kurajo e tij prej harbuti për ta publikuar si formë keqardhje.
    Keqardhje më te madhe ndjej unë dhe shumë si unë për shkak të masave pa masa që u morën për parandalimin e përhapjes se virusit kur, faktet flasin se vatra më e madhe aktuale është vetë QSUT, dhe nga ku po sëmuren qytetarë pafund.
    Fakti që dikush hedh në qarkullim kartelën që pasqyron sëmundjen e tij mendore, nuk e legjitimon ate të nxjerrë të dhëna për njerëz të nderuar si vëllezërit Budina.
    Personalisht, ndjehem e nderuar që kam qënë në krah të vëllezërve Budina në këtë kauzë unike që e ka nxjerë jashtë binarëve dhe e çoi atë haptaz në krim.
    Unë kam zgjedhur të jem me vëllezërit Budina dhe refuzoj të jem me Elisat, Taulantët apo Ulsitë & Co.
    Nisur nga hapja e pamenduar mirë dhe pa asnjë strategji si dhe kontaktet e shumta, ashtu si kudo dhe si shumë të tjerë edhe, unë mund të jem një nga njerëzit e prekur me Covid 19 dhe kjo nuk tregon fundin e botës por, kurrsesi nuk do ta mohoja një gjë të tillë ashtu si bëri kryeministri në dy javët e para të karantinës, kur u mbyll në bunkerin e Surrelit dhe prej andej merrte vendime paranojake në zyrën e tij në fb.
    Që nuk është mirë mëndërisht nuk ka nevojë për testim me tampon por, mirë është që ata që kujdeseni për të deri në flijim si pasardhësit e tyre, duhet ta këshillojnë të mos i thotë të gjitha sa sheh në èndrrat e trazuara se, po del më lakuriq nga ç’ështè realisht.
    Në këto kushte, unë e SFIDOJ Kryeministrin që, me shpenzimet e mia të bëjme tamponin në një klinikë të pavarur nga ai, ishet apo gratë e tij, test i cili do konfirmojë që ai në kohën e ngujimit në Surrel, ka qënë i prekur me Covid 19 dhe në mënyrë kriminale e ka fshehur si fakt.

PS. Se sfidën për ADN-në e fëmijëve ai e ka bast të humbur.

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania