Disa informacione dhe “këshilla” për Bel(l)a (Mafia)…….
Meqënëse zëvëndësja e banditit Edvin Kristaq Rama, mbesa e komunistit Beqir Ballukut dhe “motra” e tërpanasit Erion Velia nuk e di 😉 se këta të dy dhe jo vetëm, kanë shpenzuar paratë tona për kontrata lobimi, po e “ndihmoj” me qëllim që kur t’a “vrasë” partia e saj ashtu si gjyshin, t’i di disa gjëra:
- Foto Nr.1 është kontrata lobimit datë 01.04.2017 (çuditërisht në të njëjtën periudhë me kontratën e Lulzimit të Kunatit), që Endri Fuga ka firmisur për llogari të Ramës dhe ne favor të Partisë Socialiste në shumën 240,000 Euro në vit ose 20,000 Euro në muaj.
- Foti Nr.2 është tenderi i konsulencës, hapur nga “vëllai” i Bel(l)a (Mafia), punëmbaruari tërpanas i Bashkisë Tiranë, në pikun e verës (hapet në 1 gusht dhe përfundon më 1 shtator), dhe kur gjithë dynjaja ishin me pushime, me objekt; KONSULENCË, në shumën 3,493,162.94 Euro, shuma kryesore e të cilave shkon për udhëtime dhe lobime nga banditi vrasës Veliaj (do merremi në vijim gjërësisht me këtë korrupsion galopant).
Në këto kushte unë e “këshilloj” Bel(l)a (Mafia), që të marrë më shumë info nga:
- Tutori Rama se përse nuk i ka “treguar” për lobimet dhe shumat që shpenzon për to.
- “Vëllai” i saj se sa nga kjo shuma 3.5 milion Euro shpenzon për udhëtime dhe lobime.
T’i ketë për vete se unë e di dhe do i publikoj ditë pas ditë, sa herë se i shërbejnë interesit të publikut.
Dhe për këtë nuk ka urdhër prokurorie e policie të më ndalojë.
Shumë shumë, do më rritet numri i procedimeve penale, të cilat një fat do kenë, atë të kallëzimit bërë pêr thirrjet e mia kundër ambasadores amerikane Yuti Kim më 17 maj 2020, ditën kur banditët, të ngjashmit e Bel(l)a (Mafia) shëmbën Teatrin Kombëtar.
Dhe koha më dha të drejtë. Si për mafiozen Yuri Kim ashtu dhe gjithë Klanin e Bel(l)a (Mafia).
Ups se harrova.
Për një gjë ka të drejtë dhe unë nuk mund të rri pa i kërkuar “falje” Bel(l)a (Mafia), si niko qire që është.
Nuk e di sa është ndëshkimi, pasi Mika (njëra nga macet e mia), përfitoi nga rasti dhe, mirë që hëngri salçiçet por la dhe frigoriferin HAPUR. 😉
Të mos flas për Blekin (njëri nga qentë), që e ka fiksim ta lërë karikuesin në PRIZË. 😉