Padyshim që në serinë shumë vrasjeve né vend, vrasja e Mateos 8-vjeçar nga një tip mostre 38-vjeçar në Fier në lagjen Grecalli ishte ndër të rëndat dhe nga më shokueset jo vetëm pér familjarét e të ndjerit, por edhe per mbarë opinionin publik e mediatik. Portali newsalbania.al duke e vlerësuar këtë ngjarje të rëndë dhe sensitive ka qenë i kujdesshëm në publikimet e shumta rreth ngjarjes. Pas vrasjes kanë kaluar disa ditë por mes kronikave të shumta të medias kjo ngjarje vazhdon të jetë në fokus. Janë hedhur dyshime se djali u ekzekutua për faktin se ai mund të ketë qenë rastësisht dëshmitar i ndonjë skene erotiko-seksuale. Këto dyshime janë hedhur nga të afërt të të ndjerit cka do të thote se hetimi është shtrirë dhe në këtë pistë. Portali zbulon sot nga burime tepër të sigurta se në ambjentet e banesës së autorit vrasës ekspertët kriminalistikë kanë gjetur né cilësiné e provave materiale mbi 30 copë mjete mbrojtëse ( Perzevativë). Nisur nga ky fakt lindin dyshime të arsyeshme se në banesën e autorit kanë “bujtur” femra për marrëdhënje seksuale. Ky fakt nuk është publikuar më parë në media. Mësohet nga burimet e Portalit Newsalbania.al hetimi është përfshirë fort dhe në këtë pistë për të nxjerrë “motivin” e vërtetë të vrasjes së vogëlushit 8-vjeçar nga mostra Çalamani 38-vjeç tashmë i izoluar në paraburgimin e Vlorës.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka