REPUBLIKA E SHQIPËRISË
PORTALI NEWS ALBANIA
Lënda: Kthim përgjigje.
Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
TIRANË
Në përgjigje të shkresës suaj me nr 591 prot. datë 20.12.2022, lidhur me artikullin redaksional botuar në portalin tonë “Një reagim redaksional i Newsalbania.al për filoserbin Pilo Nase të Jugulajm”, ju bëjmë me dije se ky artikull nuk ka asnjë lidhje me diskriminimin as popullin serb dhe as për minoritetin serb në Gjirokastër, e madje as për atë që në këtë shkresë cilësohet “minoritet serb në Gjirokastër”.
Reagimi ynë redaksional lidhet me qëndrimin e një artikulli të portalit Jugulajm të drejtuar nga z. Pilo Nase, në të cilin ky portal shprehet kundër dhe ironizon vizitën e delegacionit të Bashkisë Gjirokastër dhe trupës së Teatrit Profesionist të kësaj Bashkie. Në kuadrin e marrldhënieve të bashkëpunimit kulturor, trupa teatrore dha shfaqe në Komunën e Bujanocit dhe Preshevës, të dyja këto me popullsi shqiptare. Kjo vizitë u realizuar në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet strukturave të qeverisjes vendore në datat 18-19 nëntor 2022.
Sërisht në dijeninë tonë, mungojnë njohuritë për ekzistencën e një minoriteti të etnisë serbe në jug të vendit tonë, e aq më tepër në Gjirokastër. Gjithashtu, në dijeninë tonë personi në fjalë nuk është i deklaruar të jetë pjesëtar i ndonjë minoriteti, por një individ me shtetësi dhe kombësi shqiptare.
Në respekt të Zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, i sjellim në vëmendje se portali NewsAlbania.al në veprimtarinë e tij i përmbahet vazhdimisht parimeve të respektimit të barazisë dhe mosdiskriminimit, në lidhje me racën, etninë, ngjyrën, shtetësinë, bindjen politike, fetare, filozofike, ekonomike, arsimore, gjinore, si edhe identitetin gjinor, orientimin seksual, gjendjen civile, gjendjen psikologjike, pamjen e jashtme dhe për çdo arsye tjetër individuale të një personi apo grup personash.
Me shumë respekt për Komisionerin e Mbrojtjes nga Diskriminimi,
Portali NewsAlbania.al
Fier, 01.01.2023.