I vranë vajzën në sy të foshnjës, nëna: Jam e shkatërruar nga dhimbja, nuk kam fjalë.
Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, në prani të foshnjës është drejt zbardhjes. Ndërkohë mediat e huaja, bëjnë me dije, se nëna e të resë, e cila është tronditur nga humbja e të bijës, është shprehur se nuk e beson ende atë se çfarë ka ndodhur.
“Është shumë e dhimbshme. Nuk kam fjalë për të përshkruar dhimbjen. Jam akoma në gjendje shoku dhe nuk mund ta besoj se e humba vajzën” tha ajo.
Ngjarja e rëndë ndodhi në sy të foshnjës gjatë grabitjes në banesë në periferi të Athinës pak ditë më parë.
Ndërkohë mediat greke, shkruajnë se arrestimi i 35-vjeçarit gjeorgjian një ditë më parë teksa po tentonte të largohej nga vendi që pritet të çojë në zbardhjen e vrasjes.
E rëndë! Përmbyset traktori në Gramsh, humb jetën 61-vjeçari
Meta në samitin e Brdo-Brijunit: Anëtarësimi europian, qëllimi strategjik kombëtar
Ngjarja e rëndë ka tronditur vendin, sakaq policia greke ka premtuar 300 mijë euro për këdo që jep informacione që çojnë në zbardhjen e autorëve të ngjarjes.
Autorët pasi vranë 20-vjeçaren, kanë grabitur dhe 10 mijë euro. Ata ishin nisur për të marrë 100 000 euro pasi çifti kishte shitur një tokë pak ditë më parë. Duket se grabitësit kishin informacion për gjithçka, përveç faktit se paratë e kërkuara nuk ndodheshin në shtëpi.