Biznesmeni Spiro Pando ka reaguar për gazetari e News24, Enrik Mehmeti pasi Policia deklaroi se e ka shpallur në kërkim për ndërtim të paligjshëm në Dhërmi të Himarës.
Pando sqaron se ndërtimi nuk ka kate shtesë pa leje dhe lejen ia ka dhënë ekzaktësisht Bashkia e Himarës me emrin e kryebashkiakut Jorgo Goro.
‘’Nuk është e vërtetë që ndërtimi ka kate shtesë pa leje dhe për këtë gjë kam leje’’- thekson biznesmeni.
Ai thekson se po i bëhet presion pasi një drejtues policie ka interesa për pronën ku ai po ndërton.
‘’Procedimi penal është totalisht i paligjshëm dhe është një formë presioni pasi ka interesa për pronën afër një drejtues policie, për të cilin do të ketë kallëzim në të gjitha strukturat përkatëse për këtë baltë që kërkohet të hidhet mbi mua dhe mbi objektin me leje’’- tha Pando.