Maska në Itali, e detyrueshme edhe në ambientet e jashtme.
Italia ka shtuar masat në kuadër të pandemisë së koronavirusit. Tashmë, në të gjithë Italinë, maskat do të jenë të detyrueshme, edhe në ambientet e jashtme.
“Përveçse në shtëpi, tashmë duhet të mbani maskat, kudo që jeni”, u shpreh kryeministri Konte.
Maskat duhet të mbahen në dyqane, zyra, në transportin publik dhe në bare dhe restorante kur klientët nuk janë të ulur në tavolinë.
Ditët e fundit, në disa rajone në Itali, numrat e rasteve me koronavirus, janë rritur ndjeshëm. Megjithatë, në krahasim me vendet e tjera evropiane, situata në Itali, tani situata e pandemisë është në kontroll.