Nga Vladimir Muçaj:
Në gjurmët e rrugës së djathit Gjirokastër Janinë..
Në kuadër të Programit Interreg IPA II CBC Greqi-Shqipëri 2014-2020, me bashkëfinancim nga Bashkimi Evropian dhe Fondet Kombëtare të Greqisë dhe Shqipërisë.
Në datën 14-15 tetor u zhvilluan vizitat në disa nga baxhot e përpunimit te qumështit në zonën e Janinës dhe Gjirokastrës në kuadër të projektit CheeseCult. Në këto vizita morën pjesë rreth 40 veta, sipërmarrës të përpunimit të qumështit në qarkun e Gjirokastrës, gazetarë, guzhininierë si dhe përfaqësues të turizmit dhe institucioneve lokale të Gjirokastrës.
Nga vizitat në fabrikat e përpunimit të qumështit në Janinë dhe Gjirokastër rezulton se ndryshimet në prodhimin e djathit më tepër sesa në teknologii ndodh për arsye të cilësisë së qumështit dhe llojeve të djathit.
Projekti CheeseCult ka si partner Universitetin “EQREM ÇABEJ” Gjirokaster, Argjiro dhe, Hellenic Agricultural Organization – Demeter.
CheeseCult fokusohet në ndërlidhjen midis sektorit agro-ushqimor dhe turizmit, duke përdorur djathin vendas dhe traditën e kuzhinës për të nxitur ekonominë lokale nëpërmjet shtimit të turistëve në zonën e Gjirokastrës dhe Greqisë.

