11 December, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Politikë

“Ndizet fushata”! Rama provokon Metën: Takohet me kriminelë skutave, po dekoron të vdekurit. Presidenti përmbahet: O shoku thirri mendjes! (REPLIKAT)

by News Albania
09/10/2020
in Politikë
0
14
VIEWS
Share on Facebook

Kryeministri Edi Rama duket se fushatën elektorale po e zhvillon kundër presidentit Ilir Meta. Sot i ka dedikuar më shumë se një orë nga fjala e tij në Asamblenë e Partisë Socialiste. Gjithçka nisi me ftesën e kreut të shtetit për një debat publik, të cilës Rama iu përgjigj se duhet ta zhvillonte fillimisht me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi për të ndarë se kush ishte kreu i LSI-së.

“Meta, Luli dhe Monika më duan në debat. Iliri njëherë ta bëjë debatin me Monikën kush është kryetar i LSI-së. Se që punon fshehurazi është fakt.”

Më pas, Rama iu rikthye akuzave se presidenti takohej skutave me persona me precedentë kriminalë dhe se sfidës së tij për të publikuar prova, iu përgjigj se videot nuk do t’i publikojë pasi nuk është detyra e tij.

“Iliri do video, unë me video nuk merrem. Nuk më intereson fare. Se kërkon video për skutat ku futet. E sigurtë që s’ka president në botë, as Saliu që ishte partiak, as ka pasur dhe nuk ka për të pasur më që dergjet skutave për të bërë fushatë kundër qeverisë. Dhe kë takon nëpër skuta ai e di vetë. Fakti që futet lart e poshtë, nëpër kthesa e mbikalime është kriminale.”

Nga këtu, kreu i qeverisë iu rikthye debatit mes ministres së tij, Elisa Spiropali dhe presidentit Meta lidhur me dekorimin e figurave të shquara të vendit. Me ironi, Rama tha se së shpejti Meta do të dekorojë edhe Skënderbeun duke shtuar së donte më shumë Margarita Tutulanin se bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi.

“Del thotë jam me Margarita Tutullanin. Mes Monikës dhe Margaritës ka ndryshim shumë të madh. Do i japi Skënderbeut me urdhërin Nënë Terezës. Ku do shkojë, i mori varrezat me radhë. Mendoj që mendon si mund të hipë në ndonjë tank. Tragji-komedi dhe turp,”-shtoi Rama.

Mesa duket presidenti e ka ndjekur në kohë reale fjalimin e Ramës, duke mos ia kursyer replikën. Në postimin e tij në Facebook, Meta shkruante se donte më shumë Tutulanin pasi kryetarja e LSI-së braktisi Kuvendin.

“O shoku thirri mendjes!  Unë e dua më shumë Margaritën se Monikën! E di pse? Se Monika braktisi Parlamentin kundër dëshirës dhe vullnetit tim, ndërsa Margarita në moshën 16-vjeçare shkruante në hartim: “Më pyet shpesh vëllai më i vogël: Motër përse na duhet Atdheu? Dhe unë i përgjigjem: Atdheu na duhet që të jemi të lirë! Nuk ka Atdhe në botë pa Dëshmorë dhe Heronj o Spiropalist ordiner! LAVDI DËSHMORËVE DHE HERONJVE TË ATDHEUT,”-shkruan Meta. 

Më pas Meta reagoi sërish, duke adresuar akuzat për krijimin e LSI-së, të cilën Rama e konsideroi si një kancer që rritet në kurriz të partive të mëdha për të marrë sa më shumë pushtet: O shakaxhinjtë e integrimit! Unë nuk bëj aktrime me historinë e kombit tim dhe familjes time! As politikë për vota o palaço dhe të pa Atdhe! Unë kam lindur në Çepan, 1000 metra mbi nivelin e detit dhe u jam shumë mirënjohës prindërve të mi.  O ordinerë, shtëpia ku linda unë në 24 mars 1969 ishte spital partizan për Jugun e Shqipërisë. Në këtë shtëpi erdhën dhjetëra partizanë, pa këmbë e pa krahë. Në themelet e kësaj shtëpie edhe sot është gjaku i tyre. Unë isha ndër udhëheqësit e Lëvizjes Studentore, por kurrë nuk e vura në diskutim gjakun e tyre. Se gjaku nuk bëhet ujë o hajdutë ordinerë!  Jam Ilir Meta dhe përballë do më keni gjithmonë!

Ndërkohë që reagimet nga Meta duket se u “qetësuan” në një deklaratë për shtyp nga selia e LSI-së doli Monika Kryemadhi. Pasi analizoi gjithë fjalimin e tij, duke nisur nga largimi i të rinjve nga Shqipëria, Kryemadhi me batutë iu përgjigj kryeministrit duke u shprehur se e kishte përmendur emrin e saj më shumë seç Ilir Meta i kishte shprehur dashurinë.

“Aq herë sa e ka përmenduar emrin tim, s’më ka thënë Meta të dua në jetën time”. është shprehur ajo.

Por komentet e Kryemadhit, kreu i qeverisë nuk i ka kthyer ende përgjigje pasi ka qënë i “zëvë” duke e krahasuar veten me heroin kombëtar, Skënderbeun. Mesa duket edhe vetë Rama ka nisur të besojë krahasimin që ministrja Elisa Spiropali i bëri disa kohë më parë. 

“Ilir mos e mërzit Elisën se kur të dekorosh Skënderbeun në kulmin e luftës për liri s’ke kujt tjetër t’ia dorëzosh medaljen, se Lulit i takon ajo e Hamzait, Saliu e ka hallall atë të Ballabanit dhe Monës i bie medalja e e Teutës së Ilirisë që bini edhe kushërinj nga llagapi!”

Reagimet nga të dy palët nuk kanë të ndaluar dhe mesa duket parashikimi i Ramës po rezulton i vërtetë: Kjo fushatë do të jetë interesante!

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

08/04/2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Mazhoranca rrëzon kërkesën e opozitës për ndryshimin e rendit të ditës, Avokati i Popullit do të zgjidhet sot

Mazhoranca rrëzon kërkesën e opozitës për ndryshimin e rendit të ditës, Avokati i Popullit do të zgjidhet sot

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Mazhoranca rrëzon kërkesën e opozitës për ndryshimin e rendit të ditës, Avokati i Popullit do të zgjidhet sot

Mazhoranca rrëzon kërkesën e opozitës për ndryshimin e rendit të ditës, Avokati i Popullit do të zgjidhet sot

11/12/2025
Lirimi nga burgu i ish-ministrit, GJKKO argumenton arsyen e vendimit për Lefter Kokën (DOKUMENTI)

Lirimi nga burgu i ish-ministrit, GJKKO argumenton arsyen e vendimit për Lefter Kokën (DOKUMENTI)

11/12/2025
Lirohet nga burgu ish-ministri Lefter Koka

Lirohet nga burgu ish-ministri Lefter Koka

11/12/2025
Unë dhe familja ime nuk jemi më të parët/ I përballur me bandat dhe grupet kriminale që në fillim të karrierës, përlotet prokurori i SPAK: Ka ndryshuar cilësia e jetës…

Unë dhe familja ime nuk jemi më të parët/ I përballur me bandat dhe grupet kriminale që në fillim të karrierës, përlotet prokurori i SPAK: Ka ndryshuar cilësia e jetës…

11/12/2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In