Trishtim i madh për miqtë dhe familjen, shuhet në Amerikë gazetari shqiptar
Gazetari shqiptar Sulejman Gashi nuk jeton më. Ai ëhstë ndarë nga jeta në Amerikë, atje ku dhe jetonte prej vitesh. Lajmi i trishtë ka pikëlluar miqtë dhe familjarët e Gashit.
“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë që sot, me 11 shtator 2020, ndërroi jetë më i dashuri ynë z. Sulejman Gashi. Ai po luftonte shumë që të rikthehej nga gjendja e rëndë që kishte pësuar katër vite më parë. Varrimi i të ndjerit do të bëhet në vendlindjen e tij në Kosovë, vendin të cilin ai e deshi aq shumë”, shkruan Drilon Gashi, djali i gazetarit të RTK.
Sulejman Gashi për katër vite ka qenë duke u trajtuar në ShBA nga një sëmundje e rëndë.