Në ditën e sotme uzina e Ballshit është mbushur plot me naftëtarë e naftëtare, pasi këta të fundit janë ata që punojnë ditë dhe natë për të mbajtur uzinën në këmbë.
Ata kanë marshuar në ambientet e uzinës në shenje revolte duke qenë se nuk kanë marrë një reagim nga shteti apo kompania private.
Menjëherë pas këtij veprimi të sotëm të naftëtarëve, kompania private ka reaguar dhe ka kërkuar një takim me një përfaqësi të naftëtarëve.
Takimi do të zhvillohet në qytetin e Fierit dhe urojmë mos të jetë gënjeshtra e rradhës-thone disa naftetare
Pjesëmarrja e sotme në protestë ka qenë e konsiderueshme, aq sa edhe grevistët i janë bashkuar protestës, të cilët janë përplasur me policinë private që ruan uzinën.
Shumë naftëtarë presin përgjigje nga takimi që do zhvillohet ndërsa grevistët rikthehen në ambientin e grevës për të vijuar grevës e urisë që sot ka hyrë në ditën e 18-të të saj. Nje takim i tille u zhvillua dhe dje me perfaqesues te firmes dhe protestueseve por pa rezultat konkret
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)