Mosmbajtja e maskës anti-covid mund t’ju çojë edhe në komisariatin e Policisë. Mësphet se çdo efektiv policie është i udhëzuar që të ndalojë çdo qytetar që nuk mban maskë. Dhe gjëja e parë që do të kërkojë polici është një mjet identifikimi i qytetarit që ka shkelur rregullat.
Në rast kundërshtimi, ju mund të përfundoni në një komisariat policie.
Nesër hyn në fuqi akti normativ, që u botua dhe në Fletoren Zyrtare për vendosjen me detyrim të maskës. Personat që nga nesër do të kapen pa maskë do të gjobiten 3 mijë lekë, ndërsa nëse e përsërisin masa administrative shkon 5 mijë lekë.
Pa maskë, do të lejohen të lëvizin ata që dalin nga shtëpia për aktivitet sportiv, ata që udhëtojnë vetëm me makinë, motoçikletë apo biçikletë, punonjësit që punojnë në ambiente të jashtme duke pasur distancë nga të tjerë si dhe studio televizive ku ruhet distanca. Ata që kanë probleme shëndetësore, nëse kanë një rekomandim mjeku, mund të mos vendosin maskën.