MJETI KA MARRË FLAKË/ SHPËTON PËR MREKULLI DREJTUESI I TIJ/ JA DYSHIMET E PARA TË POLICISË
Mëngjesin e sotëm, një automjet tip Ford, ka marrë flakë në ecje në afërsi të fshatit Çiflig në qarkun e Korçës. Automjeti ka të ngarkuar vetëm thasë bosh brenda tij. Gjithçka ka kaluar pa dëme për drejtuesin e tij. Sherbimet e zjarrfikëseve, kanë mbërritur duke fikur zjarrin, ndërkohë që janë shënuar vetëm dëme materiale.
Policia po heton lidhur me këtë ngjarje, e cila praprakisht dyshohet se ka ndodhur, për shkak të një defekti teknik në mjet.