14 November, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Mjeku: Ja pse pasojat do ti vuajmë në të ardhmen

by News Albania
10/10/2020
in Kronikë
0
50
VIEWS
Share on Facebook

MJEKU SHQIPTAR NË SHBA: JA PSE PASOJAT DO T’I VUAJMË NË TË ARDHMEN

Mjeku dhe drejtori i zhvillimit të vaksinave në “Geovax”, në SHBA Arban Domi foli për efektet e COVID-19, testet serologjike si dhe vaksinën.

Gjatë bisedës Domi u shpreh se nuk duhet krijuar panik dhe se propaganda duhet shmangur sepse pasojat e tanishme sipas tij do t’i vuajmë në të ardhmen.

Sa i përket izolimit e konsideroi të vendim të gabuar dhe se për këtë arsye sipas tij mbyllja nuk duhet menduar si një opsion parandalues për përhapjen e koronavirusit.

Tani njohim shumë më tepër, shkollat në Evropë janë hapur. Nuk duhet të shkaktojmë panik tek popullata. Vitet e ardhshme do të shihen edhe efektet tek fëmijët për shkak të këtij virusi. Qytetarët duhen ndërgjegjësuar përsa i përket maskës.

Duhet të dinë rëndësinë, vlerën kur duhet dhe nuk duhet ta mbajmë maskën. Unë maskën nuk e mbaj se duhet mbajtur sepse e di që maska ka një mbrojtje, por edhe një limit në mbrojtje. Vënien maskës nuk duhet ta imponosh, por duhet ta edukosh”, tha mjeku.

Gjithashtu mjeku shpjegoi se vaksina e gripit nuk ndihmon për COVID-19 është një vaksinë e re dhe se bëhet çdo vit.

“Efikasiteti i vaksinës ndryshon nga një vit në tjetrin dhe nuk ka lidhje me koronavirusin, por ndihmon në faktin se qoftë edhe 35% të popullsisë ta shpëtojë nga gripi stinor, eliminon mundësinë në rastin kur ke simptoma të ngjashme me COVID-19, të identifikohesh me grip. Sa i përket testit serologjik përveç rasteve kur rekomandohet nga mjeku, nuk është i domosdoshëm pra nuk kanë vlerë të bëhen. Efikasiteti i tyre për të treguar nëse kemi kaluar apo koronavirusim është i ulët.

Nuk mund të mbështetesh në të dhënat e testit serologjik. Testet serologjike mund të bëhen me dëshirë dhe sipas mundësisë financiare, por nëse dilni pozitiv nuk jeni 100% pozitiv dhe nëse dilni negativ nuk dilni 100% negativ. Më i sigurt është tamponi PCR dhe është në periudhën që jeni të infektuar. Nëse keni udhëtuar dhe dëshironi të bëni testin e tamponit rekomandoj të bëhet pas ditësh pasi është bërë udhëtimi”, tha ai.

Pyetje: Krijon vaksina imunitet më shumë se sa virusi në vetvete?

Domi: Absolutisht jo.

Sakaq ai shtoi: Që të zhvillosh një vaksinë duhen investime të mëdha, për fatin e keq tre katër apo pesë kompani kanë të njëjtën bazë, dhe eksperienca e mëparshme si në rastin e Sars1 tregoi që një vaksinë e tillë nuk është efikase. Antikorpet neutralizuese, njohin virusin apo pjesën qelizore që përdoren nga virusi për të hyrë dhe bllokojnë hyrjen e virusit në organizëm.

Këto lloj antikorpesh janë për 2-3 muaj dhe më pas bie imuni i tyre. Besoj që vaksina do të jetë shumë më e largët nga çfarë mendohet. Nuk ka vaksinë para një një apo një vit e gjysmë për të qenë të sigurt.

Plazma është nga pacientët dhe në përgjithësi është efikase, por gjithashtu ka limite, ndërsa dhe koktej sintetik që përdori presidenti amerikan është një imitim i plazmës por që mund ta përdorësh sipas dëshirës. Janë të limituar, por janë më të prodhueshëm se sasia e plazmës.

Pyetje: Çfarë duhet të bëjë shkenca sot që kur vaksina të jetë gati, qytetarët ta aplikojnë?

Domi: Shkenca duhet të jetë shkencë, duhet shpjeguar se sa e rëndësishme është për një 20-vjeçar të marrë vaksinën në krahasim me një 50 apo 60-vjeçar.

Ndikimi i temperaturave të larta ndaj COVID-19?

Domi: Në përgjithësi nuk ka rëndësi sa njerëz infektohen, por rëndësi ka sa njerëz janë shtruar në spital dhe sa persona humbin jetën. Në një mënyrë apo një tjetër virusi do të përhapej, ndërkohë gjatë verës

Valë do të ketë sa herë mbyllet dhe hapet, virusi do të bëjë atë që ka për të bërë. Mbyllja për mua nuk qëndron në këtë moment. Mbyllja konsiderohet kur sistemi shëndetësor nuk e përballon. Politikanët duhet të pranojnë se gabimin që bënë me mbylljen. Izolimi epidemiologjik bëhet kur e di që një sëmundje është në një zonë të caktuar, por jo kur sëmundja është përhapur.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania