Në dosjen e përgjimeve të bujshme me anëtarë të klanit Ndrangheta nuk janë vetëm tre shqiptarët e përmendur më herët, “Niku”, pas tw cilit dyshohet se fshihet Besnik Halili, Odeta Hasaj dhe Henrik Baçi. Përveç tyre, në dosjen e siguruar kanë dalë të tjera emra.
Ata janë:
BACI Edmond, lindur në Tiranë, Shqipëri më 29.12.1966, banues në Catanzaro al Viale Magna Grecia, nr. 98;
HOXA Bilar, lindur në Shqipëri më 17.04.1991, banues në Via Kongresi Manastririt, 27
KETA Alban, lindur në Shqipëri më 27.12.1993, banues në Catanzaro Viale Magna Grecia, 98
KOCI Bledar, lindur në Tiranë, Shqipëri më 09.06.1988, banues në via Abdyl Frasheri nr. 17,
VOCI Memlin, lindur në Shqipëri më 05.03.1967, banues në Catanzaro al viale Magna Grecia 98
HASAJ Genti nato lindur në Shqipëri më 27/03/1971
HYSENI Alketa lindur në Shqipëri më 02.04.1976.
Kjo e fundit dyshohet se kishte llogaritë bankare me anë të së cilës tërhiqte paratë nga Italia.
Megaoperacioni i autoriteteve italiane zbuloi lidhjen e klanit mafioz “Ndrangheta” me zyrtarë në Shqipëri e politkanë. Sipas bisedave të publikuara, mafia italiane ka dërguar biznesmenin Antonio Gallo në vendin tonë që të futet në tendera e të ngrejë biznese përmes të cilave të pastrohen paratë e tyre. Ky korrupsion ka kapur vlerën e 250 milion eurove. Deri më tani janë përmendur, biznesmeni me pseudonimin “Nik”, pas të cilit dyshohet se fshihet Besnik Halili, Presidenca, Kryeministria e Bashkia e Tiranës, por këta të fundit pa emra konkretë.