15 November, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Ekonomi

Ministria/ në katër muajt e parë nuk i kemi bërë detyrat mirë, kemi patur pengesa

by News Albania
12/06/2020
in Ekonomi
0
102
VIEWS
Share on Facebook

Ministria e Drejtësisë ka raportuar se në 4 muajt e parë të vitit, ku rreth dy prej tyre i takojnë gjendjes së fatkeqësisë natyrore janë krijuar pengesa në disa objektiva. Një prej tyre është ajo për kompensimin e ish-pronarëve ku distancimi social ka bërë që të mbylleshin për një kohë zyrat për shërbim fizik ndërkohë që nuk ka qenë e mundur tërheqja e fondeve nga dega e Thesarit në Bankën ë Shqipërisë.

“Buxheti i rishikuar për programin e Shërbimit të Kthimit dhe Kompensimit të pronave është 3,737,496,000 lekë. Realizimi i fondeve në shpenzime personeli 85%, vjen si rezultat i 25 vendeve vakante në organikën e Agjencisë së Trajtimit të Pronave, ndërsa për shpenzimet operative 67%. Në zbatim të Udhëzimit nr.14,datë 24.03.2020 shumë fatura nuk janë likuiduar, si rezultat kemi një përqindje të ulët të realizimit të shpenzimeve operative. Në lidhje me fondin e Kompensimit tërheqja e tij nga dega e thesarit në Bankën e Shqipërisë, nuk është kryer për shkak të situatës së krijuar nga COVID 19” thuhet në relacionin e Ministrisë.

Sa i takon produkteve në vijim ministria pranon se janë të paktën katër të cilët shihen me prioritet sa i takon pjesës së kthimit dhe kompensimit të pronave. Së pari shpërndarja e fondit fizik dhe financiar.

“Janë planifikuar 175 subjekte dhe janë realizuar 175. Nga fillimi i muajit Mars është bllokuar procesi i aplikimeve për kompensim, me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për mbylljen e sporteleve në shërbim të qytetarëve dhe vijimin vetëm të shërbimeve online” vlerëson Ministria.

Produkti i dytë është ai i vendimeve të ankimuara në Gjykatë. “Është planifikuar 451 dhe nga vendimet e nxjerra janë ankimuar 451 vendime, ky produkt është realizuar plotësisht. Ju informoj se në 4-mujorin e parë të vitit 2020, nga Sektori i Përfaqësimit Ligjor janë ndjekur 102 çështje të cilat janë regjistruar pranë ATP-se gjatë kësaj periudhe.

Në gjykate janë ndjekur çështje që kanë të bëjnë me njohjen e të drejtës së pronësisë dhe vlerësimin e pronës së njohur për kompensim. Referuar të dhënave të raportuara rezulton se fluksi i padive ka pësuar ulje.

Gjithashtu gjatë kësaj periudhe në këtë sektor janë administruar 349 padi nga të gjitha gjykatat e vendit ku përfaqësuesit e ATP-së pavarësisht se nuk kanë marrë pjesë fizikisht kanë kryer procedurat në mënyrë shkresore përfshirë ankimet dhe rekurset kur ka qenë e nevojshme” shpjegon relacioni.

I njëjti ndalet edhe tek realizmi i produkteve “vendimet për oborret në përdorim” dhe “shpërndarje e fondit fizik nga ALUIZNI” ku të paktën për të dytin është vënë re ulje e numrit të aplikimeve për shkak të situatës. Dd

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania