Ministria e Drejtësisë operon me asistencë juridike falas në Fier. Dy vajza të profilit juridik shërbejnë në ambjentet e reja pranë Këshillit të Qarkut Fier. Ato janë Adelina Agolli dhe Sara Aliaj. Çdo ditë ato i gjen në ambjentet e zyrës sipas orarit zyrtar në pritje të qytetarëve të cilët kërkojnë ndihmë juridike për probleme të ndryshme. Në një komunikim ditën e sotme te Newsalbania.al mësojmë diçka më shumë rreth funksionimit të këtij shërbimi. Agolli na thotë se ky shërbim jepet në formën e ndihmës juridike parësore dhe dytësore, përfaqësim me avokat në seanca gjyqësore, përjashtuar nga pagimi i tarifave gjyqësore&shpenzimet gjyqësore si dhe përjashtimi nga detyrimi për të parapaguar tarifën e vënies në ekzekutim të urdhërit të ekzekutimit. Kjo qenër vijon jurisjtja tjetër e zyrës Sara Aliaj është hapur në shkurt 2021 dhe ka patur një numër të madh të qytetarëve të cilët kanë marrë shërbimet pranë kësaj zyre. Prej vitit 2021 e deri në shtator 2022 janë trajtuar 460 raste citon për Portalin Aliaj. Qytetarët kanë marrë ndihmë në konsulencë ligjore, përpilim shkresash drejtuar institucioneve të ndryshme si dhe ndihmë në plotësimin e formularëve si dhe kërkesën për të përfaqësuar me avokat falas me shpenzime falas të garantuara nga shteti sipas ligjit të miratuar për këtë shërbim -thotë Aliaj. Vlen të theksohet mënyra perfekte e dy vajzave juriste të kësaj zyre në pritjen dhe dëgjesat ndaj qytetarëve.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka