16 September, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Ministri Lleshaj e Ardi Veliu në Fier për prezantimin e strukturës shtesë të forcave “Shqiponja”

by News Albania
03/09/2020
in Kronikë
0
37
VIEWS
Share on Facebook

Fier – Ceremonia e prezantimit të forcave SHQIPONJA në #DVPFier, struktura shtesë për rritjen e rendit dhe të sigurisë në qark 🇦🇱

MeshumëSiguri

Fjala e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit gjatë prezantimit të forcës së posaçme “Shqiponjat” të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier

I nderuar z. ministër Lleshaj,
I nderuar prefekt i qarkut,
Të nderuar kryetarë të Bashkive Fier, Lushnjë, Mallkastër, Roskovec, Patos dhe Divjakë,
E nderuar kryetare e qarkut,
Të nderuar përfaqësues të DAR-it dhe IKMT-së,
Të nderuar drejtues dhe kolegë të DVP Fier,

Takimet që kemi nisur dhe po i zhvillojmë në çdo Drejtori Vendore, për të prezantuar forcën e posaçme “Shqiponjat” nuk po i bëjmë as për të demostruar forcë e as për të bërë show, por kemi një qëllim madhor, i cili lidhet drejtpërsëdrejti me rendin dhe sigurinë e jetës e pronës së qytetarëve.

Në qarkun Fier, falë përkushtimit dhe profesionalizmit të strukturave policore që operojnë në këtë qark, ka një ulje të ndjeshme të kriminalitetit krahasuar me të njëtën periudhë të vitit të kaluar, ka një kontroll më të mirë dhe të plotë të territorit, rritje të forcës zbuluese dhe goditëse, çka tregon se është bërë një punë e mirë parandaluese.

Edhe në drejtim të sigurisë rrugore ka një ulje të aksidenteve me pasoja në jetën e njërëzve, pasi gjatë kësaj periudhe kemi 11 jetë të humbura më pak se viti i kaluar.

Bashkëpunimi me qytetarët, pushtetin vendor dhe institucionet është shumë i domosdoshëm dhe dobiprurës në punën tonë, pasi vetë misioni që ka Policia në tërësinë e tij ka në qendër të vëmendjes qytetarin dhe shërbimin ndaj tij.

Janë rreth 60 operacione policie të zhvilluara këto muaj falë bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë, për goditjen e paligjshmërisë në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje, si dhe për parandalimin e krimeve kundër personit etj.

Vlen për t’u përmendur parandalimi i një ngjarjeje të rëndë kriminale, e ndodhur në datë 15 të muajit të kaluar. Falë telefonatës së qytetarit, i cili kishte parë të lëvizte me armë në dorë në pedonale të qytetit një shtetas, u bë e mundur ndërhyrja në kohë dhe parandalimi i një vrasjeje të trefishtë, duke vënë në pranga autorin.

Ndaj prezantimi i kësaj force të re është një element sigurie më shumë dhe një faktor nxitës për rritjen e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e Shtetit.

Tashmë forcat e posaçme “Shqiponjat” nuk janë më një sukadër, por falë mbështetjes së qerverisë, e cila mundësoi shtimin e organikës me 500 efektivë, u bë e mundur që sot në të gjithë Drejtoritë Vendore të Policisë të kemi një forcë të posaçme të kompletuar në strukturë, me mjetet dhe logjitikën e nevojshme.

Të nderuar kolegë,

Qytetarët presin nga ne shërbim më cilësor, performancë më dinjitoze dhe reagim më të shpejtë e ligjor ndaj shkelësve të ligjit.

Mos e shpërdoroni dhe mos e vrisni mbështetjen dhe besimin e qytetarëve, jepni më të mirën nga vetja në shërbim të tyre dhe zbatoni ligjin dhe vetëm ligjin duke qenë të vetëdijshëm se jeni shërbërtorë të ligjit dhe qytetarëve dhe jo padronë të tyre.

Kam bindjen se futja e të rejave dhe të rinjve nga viti në vit ka sjellë dhe do sjellë përmirësim të performacës dhe rritje të cilësisë së shërbimit dhe rritje të besimit të qytetarëve të Policia.

Duke përfunduar përgëzoj dhe falënderoj gjithë strukturat e DVP Fier, për angazhimin, profesionalizmin, përballimin e ngarkesës së punës dhe përmbushjen e deyrave për parandalimin e përhapjes së COVID-19 dhe ftoj qytetarët që të mbështesin më shumë Policinë dhe të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe Komisariatin Dixhital çdo paligjshmëri se vetëm bashkarisht ndërtojmë një ambient të sigurt për të ardhmen e fëmijëve tanë

Faleminderit dhe suksese të gjithëve!

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania