“Që nga 25 korriku kam rënë 7-8 kile, kështu po të bëjmë garë mund të vendosim rekorde të reja. Jemi nisur për malore dhe para jush është një njeri që ka bërë gjatë këtyre 5 viteve që bënit Jalën ka ngjitur Jezercën, do bëj edhe Malin e Çikës”.
Kështu është shprehur Ilir Meta, ditën e djeshme para të rinjve të Partisë së Lirisë. Ai është duke marrë pjesë sot në mbrëmjen hapëse të kampit veror për të rinjtë e kësaj force politike, ku ka dhënë disa mesazhe politike dhe është zotuar për vazhdimin e aksioneve.
Teksa fliste për ndryshime, Ilir Meta e nisi nga vetja kur tha se që nga dita që ka lënë postin e Presidentit të Republikës, ka rënë 8 kg nga pesha. Ai tha se në javët që vijnë, Shqipëria do të ndahet njëherë e përgjithmonë nga rruga e pabesisë, por nuk e specifikoi se për çfarë bëhet fjalë.
“Që nga 25 korriku kam rënë 7-8 kile, kështu po të bëjmë garë mund të vendosim rekorde të reja. Jemi nisur për malore dhe para jush është një njeri që ka bërë gjatë këtyre 5 viteve që bënit Jalën ka ngjitur Jezercën, do bëj edhe Malin e Çikës.
Ka disa parime, dhe parimi i parë është që po nuk u stërvite në kodra nuk ngjitesh dot në male, jam i sigurt që bashkë do arrijmë atë qëllim që ka PL që nga 25 korriku.
Rinia është një pengesë e pakalueshme për regjimet autoritare që synon mbijetojën përmes frikës, korrupsionin, presionit, sepse ëndrrat e të rinjve janë sfidë që ata nuk përballen dot, ndaj kanë shpresuar se me largimin e të rinjve do realizojnë projektet e tyre grabitqare”, u shpreh Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë.