25 March, 2023
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Politikë

Meta thirrje SPAK/ Hetoni deputetët e Komisionit të Ekonomisë!

by News Albania
June 18, 2020
in Politikë
0
9
VIEWS
Share on Facebook

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas vendimit të Komisionit të Ekonomisë për të rrëzuar tre dekretet për tri ligje që ai i riktheu për rishqyrtim.

Meta thekson se Komisioni i Ekonomisë nuk ka ftuar në seancë dëgjimore, përfaqësuesin e Presidentit, i cili do jepte argumentet për arsyen e kthimit të tri nismave ligjore.

Sipas tij, ligjet nuk mund të shkruhen për një apo për dy individë të veçante, por nismat ligjore adresohen për gjithë shoqërinë.

Në fund, ai kërkon nga SPAK të nisë hetimet për të gjitha procedurat e propozimit dhe shqyrtimit të këtyre ligjeve për të vënë përpara përgjegjësisë autorët, të cilët përmes ligjit duan të përmbushin qëllimet e tyre favorizuese klienteliste.

REAGIM I INSTITUCIONIT TË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS:

MBI SJELLJEN E KOMISIONEVE PARLAMENTARE NË SHQYRTIMIN E DEKRETEVE PËR KTHIMIN E LIGJEVE

Komisioni për Ekonominë dhe Financat, ditën e djeshme dhe të sotme, në datat 16 dhe 17 Qershor 2020, ka shqyrtuar dhe ka vendosur rrëzimin e tre Dekrete të Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta:

  • Dekretin e Presidentit të Republikës 11486, datë 22.05.2020 “Për kthimin e ligjit nr. 58/2020 “Për miratimin e shtesës së kontratës së koncesionit të formës ‘BOT’ (ndërtim, shfrytëzim dhe transferim) të një porti të llojit MBM në Porto-Romano, Durrës, miratuar me ligjin nr. 104/2015, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqërisë koncesionare ‘Porti MBM (Multy Buoy Mooring)’, të ndryshuar”
  • Dekretin e Presidentit të Republikës 11493, datë 1.06.2020 “Për kthimin e ligjit nr. 55/2020 “Për shërbimet e pagesave”.

–       Dekretin e Presidentit të Republikës nr. 11504, datë 08.06.2020 “Për kthimin e ligjit nr. 64/2020 “Për  një shtesë në ligjin nr. 92/2014, ‘Për tatimin mbi vlerën  e shtuar në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar” (përjashtimi nga TVSH i mjeteve lundruese të luksit dhe i jahteve);

Komisioni për Ekonominë dhe Financat nuk ka njoftuar Institucionin e Presidentit të Republikës për të qenë prezent në shqyrtimin e Dekreteve, përmes përfaqësuesve të Tij.

Ky veprim i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave është i përsëritur, sidomos kur shqyrtohen Dekrete për kthimin e ligjeve që denoncojnë antikushtetutshmërinë e tyre, cenimin e interesit publik e kombëtar, si dhe cenimin e  financave të shtetit me ligje speciale me efekt favorizues për një grup të caktuar individësh.

Ky veprim i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave është i papranueshëm dhe në kundërshtim me parimet kushtetuese të transparencës në procesin legjislativ.

Qëllimisht, kur shqyrtohen Dekretet e Presidentit të Republikës, ftohen për të qenë të pranishëm vetëm përfaqësues të Qeverisë, që bëjnë reklamimin e radhës së ligjit, duke fshehur të metat e rënda që paraqesin këto akte të reja ligjore.

Këto veprime kanë për synim keqinformimin e publikut, fshehjen e antikushtetutshmërisë së këtyre ligjeve, cenimin e interesit publik, si dhe fshehjen e kostove që do të prodhojnë këto ligje, kosto që do të duhet t`i paguajnë të gjithë qytetarët shqiptarë në të ardhmen.

Procesi ligjbërës po shpërdorohet haptazi, në mënyrën më flagrante të mundshme, ku tashmë nuk po shkelet ligji për të kryer favore, por po bëhen ligje të posaçme për t`i realizuar ato.

Në gjuhën juridike, kjo do të thotë “korrupsion legjislativ”, që është akti më i rëndë i shpërdorimit të pushtetit publik.

Arsyetimet e kthimit të ligjeve me Dekret nga Presidenti i Republikës janë publike, dhe ftohen gjithë qytetarët t`i lexojnë, ashtu siç ftohen dhe të gjithë deputetët para seancës plenare, të njihen me to për të kuptuar në emër të cilave subjekte do të shkojnë votat e tyre “Pro”: për zhdoganime jahtesh e mjetesh lundruese luksi, apo dhënie licencash për aktivitete në fushën e shërbimeve të pagesave.

Ligji nuk mund të bëhet për një individ, as për dy. Ligji i adresohet gjithë shoqërisë dhe të gjithë duhet të jenë të barabartë përpara tij. Nëse ligji përdoret për të krijuar ombrellë mbrojtëse nga përgjegjësia penale e vendimmarrjeve në fusha sensitive, atëherë Kuvendi nuk po kujdeset më për të mirën publike, por për interesa të një grupi njerëzish të lidhur drejtpërdrejt me shumicën parlamentare.

Procesi ligjbërës dhe interesat klienteliste nuk mund të fusin në qorrsokak procesin e integrimit europian.

I bëjmë thirrje Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) të nisë hetimet për të gjitha procedurat e propozimit dhe shqyrtimit të këtyre ligjeve për të vënë përpara përgjegjësisë autorët, të cilët përmes ligjit duan të përmbushin qëllimet e tyre favorizuese klienteliste.

Bashkëlidhur linqet e faqes zyrtare të Institucionit të Presidentit të Republikës, ku janë publikuar dekretet dhe arsyetimet e kthimit të ligjeve:

– http://president.al/presidenti-meta-dekreton-kthimin-per-rishqyrtim-ne-kuvend-te-ligjit-nr-64-2020-arsyet-e-kthimit-per-rishqyrtim-te-ligjit/

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window)
  • Click to share on Facebook (Opens in new window)
  • Click to share on Twitter (Opens in new window)
Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

April 2, 2022
Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

September 18, 2021
Nga Deni Turhani: Alibeaj po tallet rëndë, por shumë rëndë me besimin e qytetarëve

Nga Deni Turhani: Alibeaj po tallet rëndë, por shumë rëndë me besimin e qytetarëve

0

Kiev: Vajza goditet live nga raketa ruse

0

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0
Nga Deni Turhani: Alibeaj po tallet rëndë, por shumë rëndë me besimin e qytetarëve

Nga Deni Turhani: Alibeaj po tallet rëndë, por shumë rëndë me besimin e qytetarëve

March 25, 2023
Lushnje: Policia parandalon vjedhjen me armë brenda një banese

Lushnje: Policia parandalon vjedhjen me armë brenda një banese

March 25, 2023
Debat i fortë midis Luizit dhe Kiarës/ “E ndërpresim këtu lidhjen në këtë moment”!

Debat i fortë midis Luizit dhe Kiarës/ “E ndërpresim këtu lidhjen në këtë moment”!

March 25, 2023
Cfarë ndodh me trupin nëse flini të uritur?

Cfarë ndodh me trupin nëse flini të uritur?

March 25, 2023

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka

Adresa
Pranë teatrit "Bylis"

Copyright © 2022 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2022 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In