META I PËRGJIGJET RAMËS: UNË DUA MË SHUMË MARGARITËN SE MONIKËN/JA ARSYEJA
Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pas deklaratave të forta të tij në Asamblenë e PS.
Reagimi i Metës:
O shoku thirri mendjes!
Unë e dua më shumë Margaritën se Monikën! E di pse? Se Monika braktisi Parlamentin kundër dëshirës dhe vullnetit tim, ndërsa Margarita në moshën 16-vjeçare shkruante në hartim: “Më pyet shpesh vëllai më i vogël: Motër përse na duhet Atdheu? Dhe unë i përgjigjem: Atdheu na duhet që të jemi të lirë!”
Nuk ka Atdhe në botë pa Dëshmorë dhe Heronj o Spiropalist ordiner!
LAVDI DËSHMORËVE DHE HERONJVE TË ATDHEUT! 🇦🇱