Anxhela Peristeri me këngën “Karma” do të jetë përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision 2021.
Këngëtarja e mirënjohur mori pëlqimin e jurisë së Festivalit Kombëtar duke grumbulluar 322 pikë nga votimi i 11 pjesëtarëve të jurisë.
Saktësisht Peristeri la pas Viktor Tahiraj me këngën “Nënë” dhe Gjergj Kaçinarin me këngën “Më jep jetë”.
Viktor Tahiraj grumbulloi 266 pikë ndërsa Gjergj Kaçonari mori 245 pikë.
Juria e Festivalit Kombëtar ishte e përbërë nga Shefqet Aliu, Osman Mula, Spartak Tili, Erjon Sheme, Ruzhdi Keraj, Miron Kotani, Jaho Margjekaj, Kozma Dushi, Enver Shëngjergji, At Spiro Katundi dhe Rudolf Marku.
Edicioni i ardhshëm i Eurovisionit do të mbahet në Hollandë nga data 18 deri në datën 22 maj.
Performancat e shkëlqyera në skenë të këngëtareve shqiptare nuk kanë munguar, ku disa prej tyre kanë arritur të marrin një vend mes më të mirave.
Drejtor
Vladimir Muçaj
Kryeredaktor
Besim Dybeli
Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka