MBYLLET GREVA E URISË NË BURGUN E PEQINIT
Është mbyllur greva e urisë në burgun e Puqinit, e cila filloi me ankesat për kushtet e skandaloze dhe keqmenaxhimin e situatës.
Sipas informacioneve, greva ka përfunduar pasi ekipi nga Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kanë bindur të burgosurit të lënë grevën.
Të dënuarit në regjimin 41 bis ishin ata që nisën grevën duke u ankuar për kushtet dhe më pas iu bashkuan të burgosur të tjerë.
Pati revolta edhe në burgun e Shënkollin e Recit ndërsa në Peqin duket se situata është qetësuar.
Kujtojmë se për grevën në Peqin dhe keqmenaxhimin e situatës, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj vendosi të shkarkonte drejtorin e burgut, Bukurosh Mallutën.