MASKAT ME DETYRIM/ PROCEDOHEN PENALISHT 15 PERSONA QË PROTESTUAN PARA KRYEMINISTRISË
15 protestues janë proceduar penalisht për protestën para kryeministrisë kundër masës më të re për mbajtjen e maskës me detyrim në ambiente të brendshme dhe të jashtme.
Protesta u mbaj dje pasdite tek bulevardi ”Dëshmorët e Kombit” teksa Policia ndërhyu dhe shoqëroi disa persona.
Duket se nga protesta s’ka pasur të arre-stuar por vetëm të proceduar.
Ja njoftimi nga policia:
Tiranë
Arre-stohet në fla-grancë një shtetas për veprat penale “Shka-tërrim pro-ne” dhe “Vje-dhja”.
Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kër-kim kombëtar.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, bënë arrestimin në flagrancë i shtetasit E.P., 24 vjeç, pasi ditën e djeshme ka vjedhur disa veshje në mjetin në pronësi të shtetasit G.H. Gjithashtu nga verpimet ka rezultuar se ky shtetas, më datë 09.10.2020, ka dëmtuar xhamat e mjetit të shtetasit J.B, si dhe ka vje-dhur disa vegla pune në servisin e shtetasit A. Ç.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2, filloi procedimi penal ndaj 15 shtetas, pasi ditën e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë organizuar dhe protestuar në kundër-shtim me masat anti-covid. Gjithashtu në zbatim të Aktit Normativ, shërbimet e Policisë kanë proce-duar me masat administrative përkatëse gjobë për 15 shtetasit.
Nga seksioni për Hetimin e Narko-tikëve u bë ekze-kutimi i urdhrit të prokurorit, për shtetasin në kërkim K.B, 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dë-nuar me 1 vit e 8 muaj e 5 ditë bu-rg, për veprën penale “Trafikimi i narko-tikëve” e kryer në bashkëpunim.