21 September, 2023
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Masakrohen Alpet e Shqipërisë nga prerja e drurëve pa kriter

by News Albania
September 6, 2022
in Aktualitet
0
Masakrohen Alpet e Shqipërisë nga prerja e drurëve pa kriter
39
VIEWS
Share on Facebook

Një masakër po bëhet në Alpet Shqiptare. Kjo zonë e shpallur e mbrojtur në Janar të këtij viti është shkatërruar nga prerja masive e pyllit pa kriter.

Pamjet tregojnë qartë rrafshimin e pyllit nga Malësia e Kelmendit deri në Bjeshkët e Janicës e Morinës. Panorama të lë pa fjalë! Kamiona pa targa që ngjiten në mal ,stiva me dru të prera pa fund ,zhurma e motorsekave që presin pyllin pa kriter, rrugë dhe fusha të krijuara nga shpyllëzimi në malet e Kelmendit mes fshatit Lëpushë dhe Vermosh, të njohura nga të gjithë si fshatra turistik. Në rrugë nuk mungojnë as makina të përshtatura për ngarkesë me targa të huaja. Brenda automjetit gazetarët nuk gjejnë njeri. Në gjatësinë e rrugës hasen në stiva të tjera drush të prera e të stivosura gati për transportim. Kësaj radhe përreth ka edhe njerëz dhe kamion që presin të ngarkohen.

Në shpatin përballë fshatit Vermosh dëgjohen zhurmat e motorsharrave që presin drutë e pyllit. Njerëzit që presin pa kriter pyllin pikasin gazetarët dhe me vrap shkojnë drejt tyre. Për të dalë nga situata një prej tyre u thotë se është i pajisur me leje nga Bashkia e Malësisë së Madhe për prerje dhe drutë ja çon bashkisë. Gazetarët i kërkojnë t’u tregojë zonën se ku i presin drutë, pasi ato duhet të jenë të damkosura nga inspektorët e pyjeve para se të priteshin. Ai pranon t’i çojë gazetarët në zonën ku i ka prerë drutë, por kur mbërrijnë në vend personi u pohon gazetarëve që nuk ka leje për prerjen e pyllit. Gjithashtu u thotë se pas tij fshihet një njeri që “më mirë mos e ditë kush është”. Pranon gjithashtu se kamionët janë në pronësi të tij e janë me probleme në prokurori. “Faji është i gjithë imi ,e di që jam për burg” u shprehet ai gazetarëve “kamionët janë pa targa dhe drutë i shes nëpër fshatra”.

Gazetarët i drejtohen anës tjetër të malit, nga Lëpusha drejt Bjeshkëve të Jeshnicës dhe Morinës. Por lajmi ka marrë dhenë për prezencën e tyre në Aple dhe për t’i penguar shfrytëzuesit e pyllit u bllokojnë rrugën me një mjet fuoristradë. Nga idetifikimi që gazetarët i bëjnë targës rezulton se mjeti është në pronësi të një personi, i cili është i identifikuar nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura, si person që pret pyjet. Gazetarët presin deri sa rruga të hapet në momentin kur aty kalon një kamion me bar. Gazetarët pas hapjes së rrugës vazhdojnë rrugën ku në të gjithë shpatin hasin prerje masive të pyllit. Në majë të bjeshkëve mes Morinës dhe Jeshnicës gazetarët gjejnë një kamion të parkuar dhe pa targa. Pak metra me tej një fadromë pa targa hap rrugët e pyllit dhe gjithë sipërfaqja përreth saj është e prerë. Nga pamjet e sjella “mushkëritë” e vetme shqiptare janë drejt shfarosjes./tch

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window)
  • Click to share on Facebook (Opens in new window)
  • Click to share on Twitter (Opens in new window)
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

April 2, 2022
Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

September 18, 2021
Fier: Spitali “Memorial” dhe profili i drejtueses Rudina Degjoni, histori suksesi në sistemin shëndetësor!

Fier: Spitali “Memorial” dhe profili i drejtueses Rudina Degjoni, histori suksesi në sistemin shëndetësor!

0

Kiev: Vajza goditet live nga raketa ruse

0

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0
Fier: Spitali “Memorial” dhe profili i drejtueses Rudina Degjoni, histori suksesi në sistemin shëndetësor!

Fier: Spitali “Memorial” dhe profili i drejtueses Rudina Degjoni, histori suksesi në sistemin shëndetësor!

September 21, 2023
Kēmbimi valutor, 21 shtator 2023

Kēmbimi valutor, 21 shtator 2023

September 21, 2023
Moti sot, 21 shtator 2023

Moti sot, 21 shtator 2023

September 21, 2023
Elbasan: Prindërit e parashkollorëve: Mirënjohje mësuesëve dhe edukatorëve!

Elbasan: Prindërit e parashkollorëve: Mirënjohje mësuesëve dhe edukatorëve!

September 20, 2023

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka

Adresa
Pranë teatrit "Bylis"

Copyright © 2022 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2022 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In