19 August, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Politikë

‘Martin Camaj agjent i UDB-së’/ Rama ‘lumë akuzash’ për studiuesin Tare: Shpifje nga ‘askushi që do të bëhet dikush’! S’e lanë të qetë as në botën tjetër (PARALELIZMI ME DETIN)

by News Albania
28/08/2020
in Politikë
0
48
VIEWS
Share on Facebook

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në aktivitetin për hapjen e dosjes së Sigurimit të Shtetit për shkrimtarin Martin Camaj, në 95-vjetorin e lindjes së tij. Pa e përmendur me emër, kreu i qeverisë ka sulmuar studiuesin Auron Tare, i cili publikoi disa javë më parë disa dokumenta, në të cilat pretendohej se Camaj ishte agjent i huaj.

Gjatë konferencës organizuar nga Autoriteti për Informim mbi Dosjet e Ish-Sigurimit të Shtetit, Rama ka hequr një paralelizëm mes çështjes së Camajt dhe “zhurmës” që është krijuar në vend për kërkesën e Greqisë për zgjerim me 12 milje në detin Jon. Rama u shpreh se në vendin tonë ka më shumë mundësi që të prevalojë gënjeshtra, kundrejt të vërtetës.

Më pas sërish shefi i kabinetit është kthyer tek sulmet ndaj Tares, duke shtuar se është masha e persekutuesëve të kohës, duke shprehur vlerësimet më të larta për krijimin artistic të Camajt, të cilin e citoi disa herë gjatë konderencës.

Në fund, numri një i qeverisë tha se aktiviteti i hapjes së dosjeve ishte një varrim…për shpifjet ndaj Camajt, duke “siguruar” studiuesit e pranishëm se me punën e bërë kishin përfituar ‘kredencialet’ për në parajsë.

Pak javë më parë, Auron Tare botoi studimin për dy shkrimtarët, Ernest Koliqin dhe Martin Camajn. Në studim, Tare ka marrë si referencë shkollimin e Camajt, punën në Radio Beogradi dhe përfshirjen në Komitetin e Prizrenit, e cila sipas tij ishte një organizatë, përmes së cilës UDB kishte ndërtuar një rrjet spiunazhi në Shqipëri dhe diasporë. Përsa i përket Koliqit, Tare shkruan, se ka qenë një agjent i CIA-s dhe ka mbështetur ardhjen e Camajt në Romë. Gjithashtu ai shton, se Koliqi ka ndihmuar Camajn, për të kapërcyer dyshimet se ishte i dërguar i komunistëve. Menjëherë pas publikimit të studimit, në vend u ndez debati publik, ku shumë shkrimtarë e studiues dhe Akademia e Shkencave kanë reaguar kundër Tares. Deri më tani nuk kishte pasur asnjë reagim nga kryeministri Edi Rama.

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania