Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mesditën e sotme një konferencë për shtyp me ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj dhe drejtoreshën e Tatimeve, Delina Ibrahimaj me ekonominë e vendit në fokus. Megjithatë pjesën më të madhe të pyetjeve e ka marrë akordi i arritur me Pfizer për sigurimin e dozave anti-COVID.
Numri një i qeverisë, Rama u shpreh lidhur me premetimin e tij se marrëveshja do të bëhej publike në Kuvend, se nuk ishte i informuar dhe sfidoi gazetarët që të gjenin një tjetër vend të Bashkimit Europian që kishte bërë me dije detaje nga kontrata. Megjithatë sipas numrit një të qeverisë, çmimi ishte i njëjtë për të gjithë vendet, ndërsa ka siguruar edhe njëherë që qeveria ka gjithë fondin e nevojshëm për të ka vënë theksin injektuar të gjithë popullatën.