Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, pas një rasti të abuzimit seksual me një 25-vjeçare. Në pranga ka rënë 26-vjeçari Elson Bathorja, pasi dyshohet se ka kryer mardhënie seksuale me dhunë me të renë, ndërsa është arrestuar edhe 37-vjeçari Genti Dinaj, pasi i ka kërkuar një shumë parash Elsonit, që vajza të mos kallëzonte ngjarjen.
Njoftimi i policisë:
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë ndalimi i shtetasve: Elson Bathorja 26 vjeç dhe Genti Dinaj 37 vjeç. Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi shtetasi E. B. dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 25-vjeçare, ndërsa shtetasi G. D. (shok me 25-vjeçaren) i ka kërkuar një shumë parash shtetasit E. B., që 25-vjeçarja të mos kallëzonte ngjarjen.