20 June, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Manastirliu: Kemi marrë masa t’i përgjigjemi situatës për shkak të motit të keq

by News Albania
February 14, 2021
in Kronikë
0
28
VIEWS
Share on Facebook

Moti i keq/ Manastirliu tek Trauma: Jemi përgatitur për këtë situatë, gati të presim çdo urgjencë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu vizitoi spitalin universitar të Traumës, për masat e marra për përballimin e situatës së krijuar nga moti ekstrem, që ka përfshirë të gjithë vendin.

“Kam qenë në komunikim gjatë gjithë ditës me drejtorët e spitaleve rajonale, drejtorët e spitaleve bashkiake edhe me Urgjencën Kombëtare. E gjithë Shëndetësia është në gatishmëri për të pritur rastet e urgjencave dhe emergjencave”, tha Manastirliu.

Duke folur për situatën COVID, Manastirliu nënvizoi se po bëhet gati skenari i parë për funksionimin e spitaleve rajonale për trajtimin e pacientëve me COVID.

“Situata në spitalet Covid është një situatë e kontrolluar, por numrat e pacientëve që marrin shërbime janë duke u rritur ditë pas dite. Gjatë kësaj periudhe spitalet rajonale kanë trajtuar raste post-covid, pra janë të përgatitur dhe ne kemi investuar për rritjen e kapaciteteve në këto spitale. Spitalet rajonale janë të gatshme për të ofruar shërbime dhe do të kemi funksionimin e skenarit të parë, siç e kemi thënë, me 5 spitalet e para rajonale në momentin që do të kemi një mbingarkesë të kapaciteteve të 4 spitaleve të Tiranës si dhe në rast të vështirësive të transportit si pasojë e motit të keq”, nënvizoi Manasirliu.
Nga Spitali i Traumës, Manastirliu u ka bërë apel qytetarëve që për çdo emergjencë të telefonojnë në numrin 127.
“Kam një thirrje për të gjithë qytetarët, qëndroni në shtëpi, evitoni udhëtimet dhe nëse keni një problem, një emergjencë shëndetësore telefononi në numrin 127, pra Urgjencën Kombëtare. Gjithë ekipet tona janë në gatishmëri të plotë, të gjitha spitalet e vendit me Urgjencën Kombëtare janë në gatishmëri. Përveç misioneve të tjera, rreth 150 misione në ditë janë vetëm të fokusuara në ndihmë për pacientët me COVID”, tha Manastirliu.

Urgjenca Kombëtare ka aktivizuar qendrën e maxi-emergjencës për monitorimin dhe përballimin e situatës në kushtet e motit ekstrem.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

December 16, 2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

March 17, 2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Katër divorcet e bujshme të vitit

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Katër divorcet e bujshme të vitit

June 20, 2025

Samir Mane “ç’mend” grekët/ Ja çfarë shkruan “Protothema”!

June 20, 2025

Lissalba- “Nën hijen e kohës:    Horizonte të paemërta”

June 19, 2025

Nga Ben Blushi: Kuvendi i Lezhës…

June 19, 2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In