20 April, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Kronikë

Manastirliu jep lajmin e mirë!..

by News Albania
05/06/2020
in Kronikë
0
34
VIEWS
Share on Facebook

Manastirliu në qendrën shëndetësore nr 1 në Tiranë: Asnjë pacient kronik nuk ka mbetur pa shërbim, mbi 40 mijë receta me rimbursim më shumë se viti i kaluar

Ministrja e Shëndetësisë jep lajmin e mirë për stafin mjekësor dhe banorët e njësive 1 dhe 2 në Tiranë: Do të zhvendosen në një qendër të re shëndetësore. Brenda vitit do të rindërtohen 10 qendra shëndetësore dhe ambulanca në bashkinë e Tiranës

Tiranë, 5 Qershor – “Më shumë se 40 mijë receta me rimbursim kanë marrë falas pacientët kronikë në këto muaj të epidemisë së COVID19 në vendin tonë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë”. Nga qendra shëndetësore nr. 1 në Tiranë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deklaroi se asnjë pacient kronik nuk ka mbetur pa shërbim mjekësor, falë punës së mjekëve të familjes dhe organizimit të sistemit shëndetësor, pavarësisht përballjes së vështirë me COVID19.
“Të gjithë mjekët e familjes, infermierët, me organizimin e sistemit shëndetësor kanë bërë një punë të jashtëzakonshme për të ruajtur shëndetin e qytetarëve, sidomos të të sëmurëve kronike në këtë periudhë epidemie. Këtë e tregon fakti se rreth 40 mijë receta me rimbursim më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, janë marrë falas nga pacientët kronikë, që tregon se shërbimi për askënd nuk ka munguar”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vlerësoi punën e mjekëve të familjes edhe në ndjekjen e pacientëve të prekur nga COVID19, të cilët janë asimptomatikë apo me shenja të lehta, duke theksuar se tashmë është vendosur sistemi online me një kategori të veçantë për ta, për të ndjekur sa më mirë pacientët e prekur nga COVID19 dhe për t’i referuar në kohë në spital, nëse do të jetë e nevojshme.
“Janë mbi 240 qytetarët të prekur nga COVID19, të cilët janë asimptomatikë ose me shenja të lehta të sëmundjes, të cilët aktualisht po ndiqen nga 100 mjekë familje, sipas zonave ku ata banojnë, për monitorimin e gjendjes së tyre shëndetësore”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deklaroi nga qendra shëndetësore nr. 1 në Tiranë se do të vijojë programi i 300 qendrave shëndetësore.
“E di që e keni pritur prej kohësh dhe jam e kënaqur t’ju them se ju si staf dhe të gjithë banorëve të njësive bashkiake nr. 1 dhe 2 në Tiranë, që do të keni një qendër të re shëndetësore, pra do të zhvendoseni në një qendër më të madhe e cila do të rehabilitohet këtë vit, në kuadër të programit të 300 qendrave shëndetësore”, tha Manastirliu.
Vetëm këtë vit në Tiranë do të rehabilitohen 10 qendra shëndetësore dhe ambulanca, ndërsa në të gjithë vendin do të rehabilitohen 120 qendra shëndetësore. D.D V.M

Share this:

  • Share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

23 mijë lekë kg i kumbullave, ekspertja e ekonomisë: Autoriteti i Konkurrencës të zbresë në treg

23 mijë lekë kg i kumbullave, ekspertja e ekonomisë: Autoriteti i Konkurrencës të zbresë në treg

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Besim Dybeli: Made -in Elbasan!

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Lajm i fundit: Hetimi i Ilir Metës nga SPAK, reagim i fortë i ambasadores amerikane Yuri Kim

Bashkia Gjirokastër dënon me forcë përhapjen në rrjete sociale të pretendimeve të rreme

19/04/2026

Drejtimi institucional i Policisë së Shtetit dhe standartet e shtetit të së drejtës!

18/04/2026

Reagon zyrtarisht Bashkia Gjirokastër për lajmet ku aludohet se kryebashkiaku dhe 18 punonjës janë infektuar me AIDS

18/04/2026

Nga Bledi Mane: Flamur Golemi nuk është i infektuar me sidë, është i infektuar me smirë

18/04/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In