Manastirliu jep lajmin e mirë: 119 qytetarë fitojnë betejën me virusin e rrezikshëm në 24 orët e fundit.
Sërish lajme të mira nga spitalet Covid në SHqipëri. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, raporton se gjatë 24 orëve të fundit e kanë fituar betejën me koronavirusin 119 qytetarë.
“Gjatë 24 orëve të fundit, 119 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!🤜#COVID19🤛”, shkruan Manastirliu.
Prej disa ditësh, numri i qytetarëve të shëruar nga koronavirusi ka qenë i lartë, duke bërë që shumica e të infektuarve të mposhtin virusin e rëndë.