17 August, 2026
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Shëndetësi

Manastirliu inspekton punimet në Qëndrën Shëndetësore Nr.1

by News Albania
31/08/2020
in Shëndetësi
0
31
VIEWS
Share on Facebook

Manastirliu inspekton punimet në Qendrën Shëndetësore Nr. 1: Shërbime të integruara shëndetësore dhe sociale

Një prej qendrave më të mëdha në Tiranë, për banorët e Njësive Administrative 1 dhe 2, do të zhvendoset në një godinë që po rindërtohet me standardet më të mira

31 Gusht, Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka inspektuar punimet në investimin më të ri në Tiranë, ku do të vendoset Qendra Shëndetësore nr. 1, e cila I shwrben banorwve tw Njwsive Administrative nr.1 dhe nr, 2 nw kryeqytet. Manastirliu ka deklaruar se nga kjo qendër e kujdesit parësor do të nisë pilotimi për ofrimin e paketës së shërbimeve të integruara sociale dhe shëndetësore, në kuadër të Strategjisë së Kujdesit Parësor të miratuar nga qeveria.
“Vendosja në këtë godinë të re e Qendrës Shëndetësore 1, së bashku me shërbime të integruara, është pjesë e strategjisë tonë të re për kujdesin parësor, një strategji e miratuar nga qeveria në muajin Maj të këtij viti dhe që synon të integrojë shërbimin shëndetësor me kujdesin social. Ne fillojmë dhe pilotojmë shërbimet e integruara nga Qendra Shëndetësore nr.1, që do të transformohet, për të ofruar një kujdes cilësor për komunitetin dhe për të bërë të mundur shërbimet shëndetësore të integruara. Një sfidë e radhës e qeverisë për të ndërtuar një sistem të kujdesit parësor që i përshtatet popullatës, në kuadër të strategjisë së re të shërbimit parësor”, tha Manastirliu
Manastirliu u shpreh se ky investim do t’ju shërbejë 82 mijë banorëve në kryeqytet dhe synon të ndryshojë totalisht konceptin e ofrimit të shërbimit shëndetësor si nga ana infrastrukturore ashtu edhe ofrimin e shërbimeve të integruara.
“Qendra Shëndetësore Nr .1, aktualisht është një ndër qendrat më të mira që ne kemi, që ofron shërbime të kujdeist parësor për 82 mijë banorë, por brenda hapësira të kufizuar ku nuk arrihet dot që te kemi mundësi të shtrojmë shërbime alternative, të krijojmë ato mjedise të përshtatshme për komunitetin, qoftë për nënat e reja, qoftë për fëmijët, po edhe për personat me aftësi të kufizuar, pasi aksesi ështëi kufizuar”, tha Manastirliu.
Duke theksuar se tashmë mjekët dhe infemierët punojnë në kushte dinjitoze , Manastirliu tha se do të vijojë puna për rehabilitimin e 300 qendrave shëndetësore në të gjithë vendin.
“Jemi të të angazhuar për të vijuar programin tonë të rehabilitimit të 300 Qendrave Shëndetësore dhe ambulancave në të gjithë Shqipërinë. Puna ka filluar edhe për këtë vit dhe në Tiranë do të kemi më shumë se 9 qendra shëndetësore dhe ambulanca që do të rehabilitohen”, tha Manastirliu.
Në të gjithë qarkun e Tiranës janë rikonstruktuar 40 qendra shëndetësore dhe ambulanca vetëm gjatë dy viteve të fundit. Në të gjithë vendin janë 180 qendra të rindërtuara dhe investimet vijojnë edhe këtë vit, me programin kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore.

  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

22/07/2022
Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

Tre gratë që flitet se fshihen pas vdekjeve të Olldashit, Santos dhe Tanit të ‘Topit’ të cilat politika dhe media i fshehu

19/07/2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

16/12/2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

17/03/2023
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Shooting More than 40 Years of New York’s Halloween Parade

Why Millennials Need to Save Twice as Much as Boomers Did

Doctors take inspiration from online dating to build organ transplant AI

Geraldo Enes Rexhvelaj dhe profili i tij akademik

18/07/2026

Sokol Guga, Monika Zguro dhe Albert Dumani do të prezantojnë edicionin e 12-të të spektaklit “Krishtëlindje në Tiranë 2026”

18/07/2026
Rama: Forcimi i lekut është sukses dhe dëshmi e pakundërshtueshme e rritjes së ekonomisë shqiptare

Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla/ Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

17/07/2026
Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

Konflikti në lokal përfundon me plagosjen e 59-vjeçarit, arrestohen autori i dyshuar

17/07/2026

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2026 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2026 News Albania