Maçoku Akil parashikon saktë ndeshjen hapëse Itali-Turqi.
Italia mundi Turqinë në ndeshjen hapëse të Euro 2020, ashtu siç kishte parashikuar maçoku Akil. Ai jeton në muzeun “Ermitage” të Shën Pietërburgut dhe para ndeshjes parashikoi fitoren e “axurrëve” në “Olimpico”.
“Përfundimi i ndeshjes është parashikuar, do të fitojnë italianët”, – ka thënë prezantuesi në ceremoninë e zhvilluar në Shën Pietërburg. Përpara Akilit u vendosën dy pjata të vogla me ushqim, njëra me flamurin e Turqisë dhe tjetra me atë të Italisë. Maçoku zgjodhi atë me flamurin trengjyrësh.
Akili është bërë i famshëm gjatë Kupës së Konferederatëve në 2017-ën dhe më pas në Botërorin e Rusisë në 2018-ën, duke parashikuar me korrektësi skuadrat fituese të 4 ndeshjeve të para të kompeticionit. Tani e ka radhën Euro 2020.