Marius Musaku, 32-vjeçari i cili u arrestua për pengmarrje të Ersida Dyrmishit ka deklaruar në polici se ata duhen dhe se ajo ka ardhur me dëshirën e saj.
30-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve tha se ai e kishte detyruar të kryenin marrëdhënie seksuale nën kërcënimin e një thike teksa e mbante peng.
Lushnjari i ka mohuar këto deklarata duke përgënjeshtruar faktin e mbajtjes peng. Musaku thotë se ata kanë një histoeie dashurie dhe se nuk e ka mbajtur peng.
“Nuk e kam mbajtur peng. Ajo ka ardhur me deshirën e saj. Ne kemi një histori dashurir, kemi qenë bashkë këto ditë”,-ka deklaruar ai para policisë.
I riu nga Lushnja u vu në pranga pas denoncimit të 30-vjeçares dhe bashkëshortit të saj. Dyrmishi kishte mbi 9 ditë e humbur, pas lënë gjurmë.