11 July, 2025
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Ekonomi

Lulzim Basha takohet me biznese të vogla në Tiranë.

by News Albania
May 25, 2020
in Ekonomi
0
19
VIEWS
Share on Facebook

• Basha takohet me bizneset në Tiranë, “Po falimentojmë”, “Nuk kemi mbështetje”, “Nuk ka lekë”. Bineset anokohen edhe për mbylljen e tyre me urdhër nga facebooku i Ramës. Basha: është e paligjshme. Bashkë do të bëjmë ndryshimin.

TAKIMI I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA ME BIZNESE TË VOGLA NË NJËSINË 3, TIRANË

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua me dhjetëra biznese në zonën mes Brryllit dhe Xhamllikut në Tiranë, duke konstatuar përkeqësimin e gjendjes ekonomike nga dita në ditë për bizneset e vogla. Pronarët e tyre shprehen se pagesa shumë e vogël e dhënë nga qeveria, është e pamjaftueshme për të mbyllur shpenzimet e muajit, me taksa më të rritura dhe me fatura më të larta për ujin dhe energjinë.

“Jemi keq. Shumë keq, shumë shumë keq. S’kemi marrë as pagë lufte. Kam paguar të gjitha taksat, siguracionet, të gjitha. Çfarë mund të bëj me një kioskë kaq të vogël që e kaluan me TVSH?! Nuk kam marrë asnjë mbështetje. Xhiro është shumë e ulët, 60 -70% ulje.”- yha pronari i një dyqani të vogël.
.
“Mora një mbështetje, e cila nuk më del as për qeranë, 260 mijë lekëshin. Kisha punëtoren, detyrova ta heq sepse nuk e përballoj dot. Tani jam vetëm unë, nga mëngjesi deri në darkë. Do të shikoni vetë gjithë rrugës sesa e trishtë është situata, kanë mbyllur qepenin.- tha pronarja e një dyqani veshjesh.

“E kam dyqanin me qera, 200 mijë lekë. Shpenzimet e muajit më shkojnë 300 e ca mijë lekë bashkë me dritat, taksat, që vijnë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Për tre muaj mora vetëm 400 mijë lekë nga qeveria. Kam 40 vjet në këtë profesion, por ka ardhur kohë shumë e keqe. Njerëzit nuk kanë më fuqi. “ – i tha kryetarit Basha një këpucar.

Për shkak të pamundësisë për t’i paguar, shumë nga bzineset kanë larguar nga puna shumë njerëz, por një nga problemet e reja që ata kanë është drejtimi shtetit përmes facebook-ut të Ramës dhe ndalimi i biznesit në fundjavë. “Të mos na e mbyllë të shtunën e të dielën. Njerëzit që janë në punë dalin për të blerë të shtunë e të dielë. Pandemia është ose gjatë gjithë kohës ose nuk është fare, kështu që është non sens kjo” – theksoi e revoltuar pronarja e një biznesi të vogël” “Atëherë kur kemi më shumë punë, në fundjavë, del korona dhe duhet të futemi brenda. Pretendohet që gjatë fundjavës njerëzit shpenzojnë diçka, atëherë nuk na lejojnë.”- u shpreh pronarja e një biznesi lulesh gjatë bashkëbisedimit me kreun e opozitës.

Basha: Duhet t’i kthehemi një orë e më parë normalitetit dhe më e rëndësishmja është t’ju mbështesim ju, se po nuk mbështetëm biznesin do të shkatërrojmë ekonominë, do të shkatërrojmë gjithçka.
Biznesi: Epo mesa duket këtë qëllim ka qeveria, të shkatërrojë biznesin. Me statuse “Facebook”-u kujtohet te të lajmërojë në 21:30 të darkës. Unë e kisha bllok, detyrova ta zhbllokoja që të shihja statusin a mund ta hapja dyqanin nesër. Këtu jemi katandisur.
Basha: Kjo është totalisht e paligjshme. Këta e kanë mendjen vetëm të zhvasin e të marrin, sikur nuk do të ketë të nesërme. Kështu që ne duhet të bëhemi të gjithë bashkë të mos e lejojmë këtë.
Biznesi: Duhet të zgjohet populli, se ndryshe…

Rënia e konsumit, mospasja e njërëzve është ajo që vënë re të gjithë tregtarët.

“Hyrja në dyqan zero. Ndërsa ishim në pandemi sigurimet shoqërore na I kërkonin. Taksat e bashkisë një më një. Xhiro zero. Nuk hyn njeri. Prishi rregullat e biznesit. Jemi drejt falimentimit. Do të mbyllen. sa do rezistojmë? Një muaj dy muaj, po pastaj?! + u shoreh e dëshperuar një kryefamiljare.

“Çfarë jepet është kot, sepse është dhe një qira për t’u paguar, është një kredi për t’u paguar. Kjo është e keqja se çdo klient që vjen, nuk futet brenda se nuk ka lekë. E vetmja gjë që thonë është “nuk kemi lekë. Ka rënë më shumë se gjysma e xhiros”.- tha një tregtar, i cili ndau të njëjtin mendim me kreun e opozitës se këto janë shenjat e krizës, e cila do të thellohet, nëse biznesi do të vazhdojë të mos mbështete nga qeveria.

“Ndaj i thamë “jepu lekë njerëzve, që të mos bjerë konsumi, se po ra konsumi e ndjeni ju, po e ndjetë ju do ta përcillni në të gjithë zinxhirin e ekonomisë, do ta ndjejë pastaj edhe arka e shtetit.”- u shpreh Basha.

Kreu i opozitës i inkurajoi bizneset e vogla të rezistojnë dhë së bashku të bëjnë ndryshimin që i duhet famikjeve shqiptare dhe vendit. “Mbahuni se kemi kaluar shumë të këqija, por ky e ka mendjen vetëm të zhvasë dhe të marrë, por gjërat do t’i ndryshojmë, nuk do t’i lëmë kështu në mëshirë të fatit”- u shpreh zoti Basha.

D.D

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window) WhatsApp
  • Click to share on Facebook (Opens in new window) Facebook
  • Click to share on X (Opens in new window) X

Të ngjashme

Tags: lajme
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

Super Lajm: Parashqevi Simaku u shkruan shqiptarëve nga profili i saj facebook

December 16, 2024
Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

Zgjatet vlefshmëria e patentës/ Ja ndryshimet

March 17, 2023
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Editorial: Një vendim i padrejtë dhe i pamerituar!

Rama mbledh kryebashkiakët në Durrës, zbulohet axhenda e diskutimeve

Rama mbledh kryebashkiakët në Durrës, zbulohet axhenda e diskutimeve

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

Rama mbledh kryebashkiakët në Durrës, zbulohet axhenda e diskutimeve

Rama mbledh kryebashkiakët në Durrës, zbulohet axhenda e diskutimeve

July 11, 2025
Ervin Salianji paraqitet te Shërbimi i Provës pas lirimit me kusht

Ervin Salianji paraqitet te Shërbimi i Provës pas lirimit me kusht

July 11, 2025

Ngjarja e Srebernicës, turpi Europës!

July 11, 2025

Nga Luçiano Boçi: Kokë turku për një Republikë pa leje!

July 10, 2025

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka
Ymer Hysa
Fidalete (Ahmeti) Muçaj
Greta Hoxha (Kulturë & Marketing)

Adresa
Pranë teatrit “Bylis”

Copyright © 2024 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2025 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In