Forcat izraelite kanë identifikuar trupin e pa jetë të një pengu në Gaza. Ai është Elia Toledano, 28 vjeç. Elia ishte mes festivalit që u shndërrua në një masakër pas sulmit nga militantët e Hamasit.
Ditët e liderit të Hamasit, Jahja Sinwar janë “të numëruara”. Kështu tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë. “Pavarësisht se sa kohë duhet, por drejtësia Sinwar do të vendoset.” shtoi përfaqësuesi i lartë i administratës amerikane, duke folur me një grup të vogël gazetarësh për takimet e zhvilluara nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan në Izrael. Zyrtari kujtoi se Yahya Sinwar, lideri ushtarak i Hamasit, ka “gjak amerikan në duart e tij” dhe “mban ende pengje amerikane”.