Demokratet e Fierit, humben sot nje nga themeluesit e Partise Demokratike Dega Fier.
VELI KOÇI, nje nga burrat kurajoze dhe me shume vlera, qe ne 6 Janar 1991 themeluan Degen e PD ne Fier.
Ne kohe te veshtira, ne kohe te turbullta, ne kohe, kur duhej, kurajo, guxim, trimeri, patriotizem, ne kohe qe jo kushdo, ishte i gatshem, VELI KOÇI, ishte aty, ne perballje dhe i vendosur me burrat qe ben histori.
Qe nga ajo dite dhe ne vazhdim, i kudo gjendur, i perhershem, i papertuar, i palodhur, i gatshem per te dhene kontributin e tij aq shume te vlefshem per ne.
Na trishtove mik i mire, u largove nga ne, do ta ndjejme mungesen tende shume.
Une do ta ndjej mungesen tende shume, i nderuar mik i mire.
Do ta ndjej shume, sepse ne keto vite te veshtira opozite ishe, si shembull perfekt i njeriut mirenjohes dhe me shume vlera per PD e Fierit, nuk mungove kurre asnjehere, ne asnje aktivitet, proteste, apo takim, me qendrove gjithmon prane, duke me ndihmuar, me pervojen tende, me keshillat e tua, me ndihmesen tende, me prezencen tende, me vlerat e tua njerezore dhe intelektuale.
Do ta ndjej mungesen tende une dhe demokratet Fierak, do na mungosh ne 6 Janar 2021,sepse jemi mesuar te degjojme pershendetjen tuaj ne çdo vite te festes sone te themelimit, si nje nga perfaqsuesit me te mire te themelimit te deges.
Do ti mungosh Fatos Mihalit dhe Arjan Nikes, dy bashkethemelueseve te PD ne Fier, qe ashtu si ti, kane qene prane nesh ne keto vite.
Une te jam personalisht mirenjohes shume dhe te falenderoj pa mase, per gjithçka ke bere per mua personalisht dhe per PD Dega Fier ne keto vite opozite
Lamtumire miku yne ,qofsh i parajses demokrat i oreve te para, u prehsh ne paqe zoteri i vertet, do te kujtojme me mall dhe respekt, i paharruar, VELI KOÇI.