LOREDANA BËN NDRYSHIMIN DRASTIK NË PAMJE
Loredana Zefi këngëtarja e njohur kosovare, njëkohësisht dhe ish-bashkëshortja e këngëtarit Mozzik ka ndryshuar tërësisht pamjen e saj.
Reperja e njohur, ka vendosur që të bëhet brune. Një ndryshim i cili që bie shumë në sy për publikun, pasi është mësuar ta shohë këngëtaren nën look-un e një bjondeje.
Stilin e ri të flokëve ajo e ka ndarë edhe me ndjekësit në Instagram të cilët janë habitur me ndryshimin drastik.
“Mirëmëngjes”, ka shkruar reperja pranë postimit. Nuk dihet nëse i ka ngjyrosur flokët apo ka paruke.