Linda Rama nuk preferon të ketë asnjë marrëdhenie me vartës të kreut të qeverisë Edi Rama apo persona që kanë krijuar një marrëdhënie në vazhdën e politikës.
E ftuar në ‘Ilva Now’, Linda Rama tha se edhe nëse me një person mund të ketë pasur marrëdhënie miqësore, në momentin që ka krijuar marrëdhënie pune me Ramën, ajo është shkëputur.
“Nuk kam asnjë raport miqësor me njerëz të botës që kanë lidhje politike apo që kanë varësi me Edin. Dhe në momentin që unë kam pasur raporte miqësore më herët, e më pas është krijuar një varësi politike, unë jam shkëputur,”- tha Linda Rama.