” KRIPTOKOMUNISTET “
Aty nga viti 92-93 Sali Berisha filloi te perdorte dendur shprehjen “Kripto-komunistet”.
Shoku im nga Vlora ne kete kohe e kishte Babain ne pune tek nderrmarja e kripes ose sic quhej ndryshe kriporja e Vlores.
Nena e tije qe rrinte ne shtepi duke degjuar lajmet nje dite i zuri veshi Saiun duke folur ne televizor te permend fjalen kriptokomunistet. Ishte duke punuar dhe nuk i dha rendesi.
Lideri vazhdonte fjalimin ne televizor dhe sic e ka Ai kur nxjerr ndonje fjale te re nga fjalori, e perserit pa pushim deri sa behet legjend.
Kesaj radhe ajo rastisi afer televizorit dhe e degjoi tamam fjalen kriptokomuniste. Nuk po i benin veshet. Ndaloi punet qe kishte ne dore dhe filloi te degjonte lajmet me vemendje. Dicka serioze kishte ndodhur patjeter perderisa Saliu nuk pushonte se akuzuari kriptokomunistet.
Do me beje ndonje hata ne burre ky budallai ,tha me vehte.
Po Ai imi!. 6 Muaj ka qe filloi punen tek kriporja!.fliste me vete .
Kaq te rrezikshem te jen keta puntoret e kripores saqe i rrezikokan pushtetin Saliut,pyeste veten .
Mezi po priste te kthehej burri nga puna te zbulonte te verteten.
Ne keto 6 muaj qe kishte filluar pune atje , ajo nuk kishte vene re ndonje ndryshim ne sjellien e tije.
Kurr nuk kishte dyshuar ne veprimtarine politike apo armiqsore te tije.
Ai kishte qene me biografi te keqe ne ate kohe dhe kishte shpetuar pa pesuar gje.
Mos e kan marr me qafe shoket dhe eshte perfshire ne ndonje komplot kundra Saliut?,i vinte pyetja ne koke. Meraku i shtohej me shume kur mendonte se atje ishin pak puntore dhe shancet te mos implikoheshe ishin te pakta .
Si ka mundesi te jene mbledhur gjith komunistet me te rrezikshem tek kriporja e Vlores?,pyeste veten .
Do me kishte thene burri po te ishin aq te rrezikshem, vriste mendjen. Cfare metode mund te perdornin komunistet e kripores ose kriptokomunistet per te rrezuar Saliun nga pushteti? .
Vec kripes asgje nuk kan ne dore,qetesonte veten.
Mos i kan hedhur helem ne kripe Saliut Ai e ka kuptuar edhe tani ua hedh fajin puntoreve te kripores?,ishte ideja tjeter makabre .
Jo jo qetesonte veten,nuk ben vaki, Deri sa Saliu ka gjith diten qe i permend kriptokomunistet dicka serioze do ket ngjare,vazhdonte ti shtonte merakun vetes.
Te dilte jashte tek hyrja e pallatit dhe te pyeste ndonje komshije i vinte zore .
Po sikur ta ken arrestuar dhe ta ket marr vesh lagja?.
Ku nuk i vinte mendja ne ato momente .
Djalin e madh e kishte ne shkolle ne Tirane,i vogli ishte ne te mesme por nuk mblidhej ne shtepi para te jatit.
I shoqi ,zakonisht kthehej ne oren 5 nga puna. Ora ishte 4 dhe dukej sikur kishte ndaluar.
Nuk i ngelej gje tjeter vetem te priste oren 5 Cdo veprim tjeter do ishte i demshem .
Shtepia po i dukej si burg nga e cila kishte frike te nxirrte koken .
Nese kriptokomunisti i saje ishte arrestuar bashk me komunistet e tjere te kripores lagja do e kushte marr vesh se s’ben.
Nese lagja se kishte mart vesh akoma dhe interesimi i saj do i bente kurioz kjo e shtonte me shume rrezikun.
Nuk dinte c’te bente .
Te dilte nje here sikur se kishte mendjen gjoja do psoniste ndonje gje tek lokali para pallatit per te pare situaten !.
Kjo nuk i dukej ide e keqe.
Problemi ishte se pallati ishte perball me ish komitetin e vjeter aty ku ndodhej bashkia aktuale dhe atje ishin ata qe i merrinin vesh lajmet te paret.
Jo jo ,i tha vetes,rri brenda me mire “Pike e zeze” ,nuk dinte cte bente.
Shikonte oren ne mure dhe ajo per qamet se levizte .
Bo bo fliste me vehte,kaluam diktaturen gjithmon me frike se kishim cen ne biografi gezuam qe erdhi demokracia mezi gjeti burri pune tek kriporja dhe do ti qe aty na qenkan mbledhur ata qe do permbysin demokracine e Saliut.
Ndjeu deren te hapej dhe nxitoi .
Ishte djali vogel .
Nuk priti me por i tha,e kan arrestuar?
Ke?,pyeti djali i habitur .
Babain tend,foli ajo .
Caaa thuuua! ooo plaake!,u pergjigj Ai instiktivisht .
E tha Saliu ne televizor ,sqaroi ajo per ti mbushur mendjen .
Ooo!.Je mire ti moj?
Tha Saliu ne televizor qe ka arrestuar Babin?
Jo me emer nuk e tha. Por ka zbuluar qe puntoret e kripores do permbysin demokracine. Ca thua moj?.
Permendi puntoret e kripores se Vlores,Saliu?foli i biri per tu sqaruar .
Ai po thonte kriptokomunistet por te tjere komuniste qe kane lidhje me kripen vec atyre te kripores nuk besoj te kete?,Sqaroi ajo.
Po he te shkreten se me trembe dhe mua ,foli i biri,kur te flasi Saliu here tjeter fike televizorin se do te shkalloje fare.
Nuk eshte e vertet,?pyeti ajo .
E vertet eshte po kriptokomunistet nuk jane ata qe punojne tek kriporja ,pedor fjale te huaja Saliu per te ngaterruar njerzit .
E sigurte,?pyeti nena.
Pa merak, o plake se me ngrive gjakun dhe mua .
Uuuu,.Hajt te puthi nena ty se me shpetove,foli ajo e qetsuar.😀
(Histori e L. Gjonit)