Ulsi Manja jep lajmin e keq për të burgosurit: Nuk do të ketë amnisti këtë fundvit.
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se këtë fundvit nuk do të ketë amnisti për të burgosurit, duke shuar kështu shpresat e tyre.
“Nuk do ketë amnisti për të burgosurit” tha ai.
Kjo deklaratë e ministrit vjen si përgjigje ndaj kërkesës së 200 personave që qëndrojnë në burgun e Shkodrës, të cilët janë shprehur se ndihen viktima të sistemit gjyqësor të paaftë e të korruptuar që po vuajnë dënime ekstreme e të pa drejta.
Më herët ministri gjithashtu njoftoi se burgi i Zaharisë, aty ku vuajnë dënimin të dënuarit me probleme të shëndetit mendor brenda këtij muaji do të mbyllet.
Të burgosurit sipas tij do të zhvendosen për të vuajtur dënimin në bllokun 4-5 të burgut të Shënkollit