3 October, 2023
  • Login
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
No Result
View All Result
News Albania
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë
News Albania
No Result
View All Result
Home Sociale

Lajm i keq: Ndahet nga jeta mjeku i njohur Niko Pecani

by News Albania
September 10, 2020
in Sociale
0
31
VIEWS
Share on Facebook

Ndahet nga jeta mjeku dhe profesori i njohur, njoftimi prekës i Universitetit të Mjekësisë.

Profesori dhe mjeku i njohur, Niko Pecani është ndarë nga jeta. Lajmin e ka bërë të ditur Universiteti i Mjekësisë përmes një reagimi të gjatë në Facebook, por pa dhënë detaje mbi shkakun e vdekjes.

Emri i Prof.Asc. Niko Pecanit është i lidhur ngushtë me emrin e “ Shërbimit të Sëmundjeve Profesionale e Ambientale” në Qendrën Spitalore Universitare “ Nënë Tereza” , Tiranë.

Prof.Asc. Niko Pecani do të emërohej si mjek pranë këtij shërbimi në vitin 1972, ku krahas punës dhe konsultave në spital do të ushtronte profesionin e tij edhe në shumë ndërrmarrje e shtypshkronja të qytetit të Tiranës.

Njoftimi i Universitetit të Mjekësisë

Duart e përkujdesjes

Seç ka një mirësi energjike tek duart, pikërisht tek ato të atij që kujdeset për tjetrin, një mirësi të ngjashme me fëmijërinë- do të shprehej Claudio Magris në një nga romanet e tij.

E kjo mirësi energjike e përshkruar nga shkrimtarë të mëdhenj, do të strehohej dhe do të mishërohej tek duart e Prof.Asc. Niko Pecanit.

Gjurmët nuk lihen veçse mbi dëborë apo mbi rërë. Gjurmët lihen edhe në jetë. Gjithkush lë gjurmën e tij, Përmasat e gjurmëve janë të ndryshme. Asnjë gjurmë nuk i ngjan tjetrës.

Në largimin e tij nga jeta Dr. Niko Pecani do të na linte gjurmën e duarve të përkujdesjes, Duar që prekin pacientë, duar që ngushëllojnë, duar që mjekojnë e së fundmi duar që shërojnë.

Emri i Prof.Asc. Niko Pecanit është i lidhur ngushtë me emrin e “ Shërbimit të Sëmundjeve Profesionale e Ambientale” në Qendrën Spitalore Universitare “ Nënë Tereza” , Tiranë.

Prof.Asc. Niko Pecani do të emërohej si mjek pranë këtij shërbimi në vitin 1972, ku krahas punës dhe konsultave në spital do të ushtronte profesionin e tij edhe në shumë ndërrmarrje e shtypshkronja të qytetit të Tiranës.

Në tekstin e parë mësimor vetëm për sëmundjet profesionale dhe dhe riaftësimin fizik mjekësor të vitit 1989, mes emrave të dy autorëve të tjerë gjendet edhe emri i Prof.Asc.Niko Pecanit.

Prof.Asc.Niko Pecani, ka dhënë mësimet e para teorike dhe praktike në kursin e parë njëvjeçar të Specializimit Pasuniversitar që u hap në vitin 1978 dhe vazhdoi deri në vitin 1984.

Prof.Asc. Niko Pecani ka marrë pjesë konferenca të ndryshme ndërkombëtare në vende si : Itali, Gjermani, Francë dhe njëkohësisht ka qenë në grupin drejtues të studimeve të nivelit ndërkombëtar të kryera në “Shërbimin e Sëmundjeve Profesionale e Ambientale”. Ndër këto studime përmendim: “ Saturnizimi në Shqipëri” dhe “Studimi i pneumokoniozave në vendin tonë”.

Universiteti i Mjekësisë u shpreh ngushëllime të sinqerta familjarëve.

Share this:

  • Click to share on WhatsApp (Opens in new window)
  • Click to share on Facebook (Opens in new window)
  • Click to share on Twitter (Opens in new window)
  • Trending
  • Comments
  • Latest
“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

“Llumi, kurvat, spiunët, hajdutët në krye të shtetit’/ Reagim i fortë i vajzës së poetit të madh…

July 22, 2022
Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

Nga Ilir Demalia: Rudinë, babai yt u vra për trafikun e armëve në Kosovë dhe jo për partinë e demokracinë!

April 8, 2022
Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

Dashnorja i fillojë punë, e mbylli gojën Andi Bushati

April 2, 2022
Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

Lajm i fundit: Deputeti demokrat i Lushnjes Sajmir Koreshi i dorëzon mandatin e deputetit Lulzim Bashës

September 18, 2021
Këngëtarja e mirënjohur Valbona Peraj, sjell projektin më të ri “Mëkat”

Këngëtarja e mirënjohur Valbona Peraj, sjell projektin më të ri “Mëkat”

0

Kiev: Vajza goditet live nga raketa ruse

0

Reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0

Per teatrin dhe dhunen reagon Unioni i Gazetareve Shqiptare!

0
Këngëtarja e mirënjohur Valbona Peraj, sjell projektin më të ri “Mëkat”

Këngëtarja e mirënjohur Valbona Peraj, sjell projektin më të ri “Mëkat”

October 2, 2023
Nga Adriana Kalaja: Pse nga gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që kanë patur dosjet e Lulzim Bashës, vetëm Arben Kraja është në sistem?!

Nga Adriana Kalaja: Pse nga gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që kanë patur dosjet e Lulzim Bashës, vetëm Arben Kraja është në sistem?!

October 2, 2023
Këshilli Drejtues i TVSH-së kundër drejtorit Alfred Peza/ I refuzon dhe rrëzon të gjitha emërimet e tij, mbledhja me tone të larta

Këshilli Drejtues i TVSH-së kundër drejtorit Alfred Peza/ I refuzon dhe rrëzon të gjitha emërimet e tij, mbledhja me tone të larta

October 2, 2023
Nga Aleksandër Toti: Mbi mbylljen e spitalit publik të Tepelenës!

Nga Aleksandër Toti: Mbi mbylljen e spitalit publik të Tepelenës!

October 2, 2023

Drejtor
Vladimir Muçaj

Kryeredaktor
Besim Dybeli

Gazetar(e)
Valjeta Krosi
Enkelejda Troka

Adresa
Pranë teatrit "Bylis"

Copyright © 2022 News Albania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Aktualitet
  • Kronikë
  • Politikë
  • Sociale
  • Bota
  • Opinion
  • ShowBiz
  • Shëndetësi
  • Kulturë

Copyright © 2022 News Albania

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In