LAJM I FUNDIT/ Ngjarje e rëndë në Kosovë! 20-vjeçarja lihet e vdekur në derën e spitalit, mjekët e pikasin.
Një vajzë rreth moshës 20 vjeç është dërguar dhe është lënë pa shenja jete në derën e spitalit në Ferizaj. Viktimën e kanë pikasur mjekë, të cilët kanë konstatuar gjithashtu që vajza ishte e vdekur.
Zëdhënës i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka thënë për mediat se e reja është dërguar në spital nga disa persona, të cilët e kanë lënë aty dhe janë larguar në drejtim të paditur. Nuk dihet as identiteti i shoqëruesve të 20-vjeçares së vdekur dhe as i vetë viktimës.
“Rreth orës 15:08 e kemi pranuar informatën se një vajzë rreth moshës 20 vjeçare është dërguar pa shenja jete në Qendren Emergjente. Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar mjekët. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po i zhvillon hetimet. Viktimën e kanë sjell disa persona. Nuk dihet numri i saktë. Policia po i zhvillon hetimet për të zbardhur rastin. Nuk dihet nëse viktima ka pasur shenja jete derisa ka arritur në spital. Por, vdekjen e kanë konstatuar mjekët në Qendren Emergjente,”– tha Veseli.