Panik te “Shefqet Ndroqi”, hidhet nga kati i 4-të pacienti me koronavirus, ndërron jetë.
TIRANË
Një tjetër ngjarje e rëndë sapo është raportuar nga Spitali Covid-2 Shefqet Ndroqi. Mësohet se një pacient me koronavirus është hedhur nga kati i katërt i spitalit.
Pacienti ishte i shtruar në spital rreth dy ditë më parë, pasi ishte diagnostikuar me koronavirus.
Ndërkohë, ky është rasti i dytë brenda pak javësh, pasi kujtojmë se më 13 gusht, një i ri u hodh nga kati i tretë i këtij spitali, në gjendje të rënduar psikologjike, duke ndërruar jetë.