Lajm i fundit: Dy mjekë një punonjëse e pastrim-gjelbërimit në Fier me infektohen nga covid-19
Burime të sigurta të newsalbania.al të cilat ende nuk janë bërë zyrtare informojnë se tre persona në Fier sot shtojnë numrin e të prekurve me covid-19. Dy raste janë nga mjeksia. Nje mjek në një lagje të qytetit si dhe një tjetër mjek reanimator në spitalin rajonal rezultuan pozitiv. E infektuara tjetër rezulton të jetë një zonjë e ndërmarjes së pastrim-gjelbërimit të qytetit. Të tre të infektuarit e rinj janë futur në karantinë nën kontrollin e bluzave të bardha.