NGA YMER HYSA:
“LAHUTA E VJETER”E ESAT REÇIT
Dallandyshja e parë e agroturizmit në Kurbin.
Agroturizmit shqiptar nga mesi i këtij viti i është shtuar edhe “Lahuta e Vjetër” Agroturizëm në Gjorëm të rrethit Kurbin me investitor biznesmenin e shquar Esat Reçi. Vetëm 3 km nga qendra e qytetit të Laçit dhe jo më shumë se 45 km nga kryeqyteti Tirana, 20 km nga Aeroporti Nënë Tereza, apo 50 km nga Durrësi “Lahuta e Vjetër” Agroturizëm Gjorëm Kurbin ka dyert hapur dhe tavolinat shtruar në çdo kohë për klientët, qofshin këta shqiptarë apo turistë të huaj.
Ushqimet bio prodhuar nga ferma e pronarit të “Lahutës së Vjetër” si dhe të fermerëve të fshatrave të Kurbinit, qofshin këto produkte të drithrave, blegtorale, perime, fruta dhe zarzavate këtu do ti gjeni të gatuara në çast në mënyrë tradicionale të pjekura me prush në furrë, me saç apo në zgarë. Edhe pijet që ofrohen si vera, rakia etj janë të prodhuara në kantinën e Agroturizmit nga vreshtat e vetë pronarit të këtij agroturizmi.
Biznesmeni Esat Reçi tregon se “idea për të ndërtuar një agroturizëm të tillë më ka lindur herët që në vitet kur unë emigrova në Greqi. Të gjithë kapitalin financiar të akumuluar nga familja ndër vite e investova në vendlindje duke filluar nga vreshtaria, ullishtaria e deri në Bar kafetë në qytetin e Laçit, Ne jetojmë në një zonë me kushte të mira klimateriko tokësore, këtu kultivohen të gjitha llojet e drithrave, frutave dhe perimeve ndaj unë i hyra pa frikë investimit tim. Pothuajse gjithë tokën e mbollëm me vreshtari e ullinj. Me kalimin e viteve filluam të marrim edhe vreshta me qera apo të blejmë toka për ti mbjellë. Prodhimi i bollshëm i rrushit, llojshmëria e variteteve nga më cilësorët më “detyruan” me dëshirë të ndërtoj kantinën e verës me një teknologji bashkohore dhe me një kapacitet të mjaftueshëm jo vetëm për nevojat e mija por edhe për tregëti. Shumë shpejt krijova etiketën time “ALBULENA” për verën dhe rakinë si dhe fillova të bëj reklamime dhe të marr pjesë nëpër panaire lokale dhe kombëtare ku jam vlerësuar edhe me çimime.
Duket qartasi vizioni i Esatit për zgjerimin e aktivitetit të tij. Të ardhurat familjare nuk do të mjaftonin për ngritjen e një agroturizmi të tillë, ndaj me të drejtë Esati shprehet se “me është dashur ti drejtohem IPARD II për grande” për të cilën thotë kam qenë përfitues.
“Lahuta e Vjetër” ka hapur dyert për klientet vendas dhe të huaj në qershor të këtij viti, shprehet Esati, duke u bërë agroturizmi i parë në zonën e Kurbinit, në shërbim të zhvillimit të zonës dhe nxitjes së bizneseve familjare, për më shumë prodhime tradicionale tipike, që janë të kërkuara nga vizitorët e turistët. Dhe sot dhe pse kanë kaluar vetëm pak muaj, Agroturizëm “Lahuta e Vjetër” është kthyer në një sipërmarrje të suksesëshme, pasi po stimulon aktivitetin ekonomik të fshat e të gjithë rrethit për rritjen e të ardhurave familjare dhe rigjallërimin e jetës në zonat rurale.
Kur e pyesim Esatin për guximin që ka treguar në ndërtimin e një sipërmarrje të tillë ai me atë qetësinë dhe buzëqeshjen e tij të veçantë shprehet “aspak nuk kam patur frikë, nuk e kam ndjerë se rriskoj, kjo për shumë arsye duke filluar që nga përvoja ime e marrjes me biznes këta tre dekada, si edhe këtu prodhohet gjithçka që ka nevojë konsumatori, është kaq afër kryeqytetit dhe rrugës nacionale.”, pastaj është në një zonë me tradita si Kurbini dhe në një fshat me histori dhe etnokulture të veçantë. Unë sot kam krijuar guzhinë të veçantë, kam fermën time, kam kontrata me fermerë të shumtë dhe kam krijuar një klientelë solide. Ndjehem mirë kur shoh që klientë të ndryshëm i rikthehen agrobiznesit tim për të disajtën herë si dhe në një farë mënyre i bëjnë reklamë duke marrë me vete edhe klientë që vijnë për herë të parë. Por jo vetëm klientë vendas frekuentojnë “Lahutën e Vjetër” edhe turistë të shumtë, po thuajse nga gjithë Europa vijnë dhe kalojnë këtu jo vetëm orë, por edhe ditë. Kjo më ka detyruar të shtoj kapacitetet me dhomat e fjetjes”
Esati është jo vetëm njeri me kurajo por edhe vizionarë. Ai u ofron klientëve përpos shërbimit, ushqimeve, pastërtisë dhe kulturës edhe mjedise të bukura për vizita. Ai ka ndërtuar muzeun e kantinës ku klientët të kenë mundësinë të njihen me llojshmërinë e verërave, vjetërsinë e tyre si dhe brenda restorantit të shohin oxhakun e kullës, vlerat historike që shpreh ai, të shohin instumentin e lahutës, me të cilën gjyshi i tij ka kënduar këngë epike trimërie si dhe do të shohin këndin e veshjeve popullore kurbinase,si dhe mjaftë piktura të bukura.
“Kam plan në të ardhmen, thotë Esati që në shërbim të klientëve të vë dhe disa autovetura të larta për ti dërguar për të vizituar monumentet e shumta natyrore që ofron fashati Gjorëm si kullat e vjetra, Kroin e Madh, Ullirin e lashtë dy mijë vjeçar, gurrën, ujvarën, Shkëmbin me fytyrë njeriu etj.
Ky është Agroturizmi “Lahuta e Vjetër”, investimi më i madh në Kurbin I këtij lloji që fton klientët vendas dhe të huaj për të shijuar proiduktet e zonës të gatuara në mënyrë tradicionale dhe që ndihmon në punësimin e banorëve dhe garanton blerjen e produkteve të tyre.
Ndaj me të drejtë mund të themi “Nëse nuk keni bujtur tek “Lahuta e Vjetër” në Kurbin nuk keni shijuar ende bukurinë e natyrës dhe gatimet bio shqiptare! Nëse tek “Lahuta e Vjetër” ende nuk keni shkuar nuk keni provuar çdo të thotë pritje miqēsore, qetësi, dhe gatime bio!
Ymer Hysa



